Abstract: | Teknologjia e sofistikuar ka rritur ndjeshëm edhe numrin e medieve dhe llojet e tyre, si të atyre të shkruara ashtu edhe të folura : të radios, televizionit, gazetës, librit, internetit. Në tregun medial të botës tashmë kemi një mori shtëpish botuese dhe një armatë të tërë publicistësh, gazetarësh, përkthyesish, opinionbërësish, të cilët sjellin në gjuhën e tyre edhe prurje të bollshme fjalëkrijimesh dhe huazimmarrjesh të reja leksikore e sintaksore, që nuk i kishim më parë, e që janë një pasuri e madhe për gjuhën. |