Title : | Trajtimi juridiko - penal i fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut |
Material Type: | printed text |
Authors: | Blerta Ahmedi Arifi, Author |
Publisher: | Tetovë : Luma grafik |
Publication Date: | 2021 |
Pagination: | 231 p. |
Size: | 20 cm |
ISBN (or other code): | 978-6-08-666560-9 |
General note: | Includes bibliographical footnotes
Includes bibliographical references (p. 219-231) |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Descriptors: | Crime and delinquency Juvenile delinquency
|
Class number: | 364.2 |
Abstract: | Teksti universitar “Trajtimi juridiko-penal i fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” botohet për t'u shërbyer studentëve të fakulteteve juridike si material bazë për të marrë njohuri lidhur me rregullimin ligjor të së drejtës penale ndaj fëmijëve dhe dukurive devijuese të kryera nga personat jomadhorë si objekt trajtimi i kësaj dege të së drejtës. Ky botim do t'u hyjë në punë studentëve për t'u njohur drejtpërdrejt me legjislacionin pozitiv të RMV-së nga sfera e drejtësisë penale për fëmijët, e cila njëherit paraqet edhe përmbajtjen e programit studimor të lëndës Delikuenca e të miturve. Kështu, ata nëpërmjet këtij teksti do të marrin njohuri lidhur me veprimet të cilat me ligj parashihen si vepra penale dhe sanksionet penale si pasojë juridike që parashikohen për kryerësit jomadhorë të këtyre veprimeve të kundërligjshme. Përveç kësaj, lexuesit këtu do të gjejnë të dhëna edhe për rëndësinë e trajtimit shkencor në aspektin penal material, procedural dhe parandalues të këtyre dukurive delikuente. |
Contents note: | Trajtimi juridiko - penal i fëmijëve në rrezik dhe në konflikt me ligjin në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Kategorizimi i fëmijëve sipas moshës, parimet e drejtësisë penale për fëmijët dhe burimet e së drejtës penale për fëmijët; Sanksionet penale dhe kundërvajtëse për fëmijët; Fenomenologjia dhe etiologjia e delikuncës së fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Normat dhe standardet ndërkombëtare që rregullojnë drjetësinë penale për fëmijët; Procedura penale ndaj fëmijëve; Drejtësia restorative për fëmijët në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Parandalimi i delikuencës së fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Roli i disa institucioneve shtetërore dhe subjekteve të tjera juridike në parandalimin e delikuencës së fëmijëve; Qasje krahasuese ndaj drejtësisë penale për fëmijët; |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20631 |