Abstract: | E drejta penale është më e njohura dhe më e diskutuara e gjithë sistemit juridik. Edhe një person që ka pak njohuri nga punët juridike më së paku e di emrin e institucioneve represive dhe mund të jep disa pyetje që e for mojnë materien e të drejtës penale: dënimi me burg me të drejtë të lirimit me kusht, dënimi me kusht, falja dhe amnistia, heqja e dënimit me vdek dënime alternative, papërgjegjësia e personave mentalisht të paqëndru eshëm, ankesë kundër aktgjykimeve të gjykatave penale, heqja e të drejtave e zgjedhjes, etj. Interesi i publikut për këto punë u shfaq në vitet e fundit me anë të skandaleve të ndryshme politike dhe financiare dhe me hyrjen në fuqi më 1 mars, të vitit 1994, në Kodin e Ri Penal Francez. Shumica e problemeve nga fusha e të drejtës penale janë vendosur shumë kohë më parë dhe ato vazhdojnë të jenë aktuale pa gjetur zgjidh se që do t'i plotësojnë kërkesat e shumë specialistëve ose laikëve. E drejta penale është larg të qenit një çështje teknike ku shkathtësia e juristit lehtë mund të gjejë zgjidhje, më tepër është e lidhur ngushtë me politikën, etikën, Sociologjinë, filozofinë. Çfarë dënimi, kush dënon, pse të dënohet, cili është Genimi më i duhur? Këto janë disa pyetje që sipas vëllimit të tyre, ndikojnë në mundësitë e një personi të formuar vetëm me të drejtën. Vëzhgimi, ka të bëjë me të gjitha disiplinat juridike. |