Abstract: | Kërkesa dhe nevoja për një tekst universal, "E drejta administrative" (pjesa materiale), si rezultat i zhvillimeve të tërësishme shoqërore, është ndierë që moti. Me qëllim të përmbushjes së kësaj nevoje të kohës, është përgatitur dhe po botohet ky libër, i cili është hartuar dhe sistemuar në atë mënyrë, që të jetë në pajtim me standardet e teksteve përkatëse nga kjo fushë kërkimore-teorike e së drejtës në përgjithësi. Në një mënyrë ose një tjetër, ky tekst është unik, përshtatur programeve përkatëse universitare, respektivisht fakulteteve juridike. Gjatë hartimit të këtij teksti, është bërë përpjekje që, niveli teoriko-shkencor, t'u përshtatet parimeve të caktuara të së drejtës, në përgjithësi e të së drejtës administrative, në veçanti. Prandaj, ky tekst me këtë përmbajtje të lëndës së konceptuar, besohet se do t'iu shërbejë studentëve në studimet universitare të shkencave juridike, administratë publike, të shkencave politike, të kriminalistikës dhe të diplomacisë, si dhe në studimet e ngjashme universitare. Libri do t'u mundësojë studentëve të marrin njohuri lidhur me fenomenet, nocionet e përgjithshme të së drejtës në përgjithësi dhe të së drejtës administrative, në veçanti, lidhur me ligjshmëritë juridike të shtetit dhe të së drejtës, e në të ardhmen ta studiojnë më për së afërmi të drejtën-administrative, në degët e tjera të së drejtës, si degë dhe shkenca konkrete. Me rastin e konceptimit dhe përmbajtjes së tekstit, është bërë përpjekje që të ruhen konceptet dhe parimet kryesore të autorëve pararendës, të cilët janë marrë me këtë fushë, ndonëse teksti u është përshtatur edhe evoluimeve të ndryshme demokratike të kohëve të fundit në këtë degë. |