Abstract: | Në këtë roman të jashtëzakonshëm, ne hyjmë në botën e dy familjeve me talente të shquara muzikore në Kinën revolucionare. Rrëfimi i tyre i gërshetuar shtrihet nga Shangai i viteve dyzetë deri në Revolucionin Kulturor të Maos, nga Pekini i viteve tetëdhjetë dhe demonstratave të Tien-an-menit deri në Vankuvërin e ditëve tona, në Kanada. Me prozën e vet elegante, me rrëfimin e mprehur me mençuri dhe humor dinak, me personazhet e parezistueshme, Madeleine Thien na jep një vizion befasues të shekullit të shndërrimeve të Kinës, sa të vrullshme, aq edhe trazuese.
|