Abstract: | Hyrje Në librin e tij të mirënjohur mbi gjuhën e përdorur në biznes, J.Clancy, ka theksuar se zhvillimi i kontabilitetit nga fundi i periudhës së mesjetës, me rregjistrimin dyfish, "fillimisht i zhvilluar për të zbuluar gabimet në llogaritë, u bë një teknikë për të ndarë biznesin nga jeta private e njeriut. Atëherë firma mund të trajtohej si një entitet më vete, me një ekzistencë që e kapërcente jetën e pronarit”1, Por biznesi në pronësi individuale dhe partnershipi, pavarësisht nga epërsitë dhe rëndësia e tyre praktike, nuk ishin të përshtatshme për sipërmarrje të mëdha e që kanë nevojë për kapital të konsiderueshëm. Njëkohësisht, investitorët dhe kreditorët kërkonin garanci që kapitali i tyre të ishte më i sigurt e risku më i vogël. |