Abstract: | Hyrje
Lënda e hulumtimit ka të bëjë me Shtetin Social dhe Sigurimin Social në vendet e Ballkanit Perëndimorë. Shteti Social bazohet mbi solidaritetin midis grupeve shoqërore të ndryshme dhe në kërkimin e drejtësisë sociale. Shteti social është shtet i popullor: sepse është shtet që i shërben pikërisht atyre shtresave shoqërore që e kanë më së shumti në nevojë. Ky shtet punon që t’i punësojë të papunët, t’ua mbrojë të drejtat punëtorëve të pambrojtur, t’ua ofrojë arsimin e shëndetësinë të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë, t’ua shpaguajë dhe mirënjoh pensionistëve kontributin për shoqërinë. Sigurimet sociale i mbështesin njerëzit në situata të caktuara njerëzore. Ato paguajnë para ditore, pensionet, apo shtesat apo i marrin përsipër shpenzimet te sëmundjet dhe aksidentet. Ky hulumtim ka të bëjë kryesisht me Shtetet Sociale në Vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe Siguria Sociale në këto vende. Qëllimi kryesor i politikave sociale është të sigurohet që të gjithë në shoqëri të jetojnë në paqe dhe harmoni larg konflikteve.Me politikat sociale, synohet të sigurojë drejtësi shoqërore, zhvillim shoqëror, ekuilibër shoqëror, integrim shoqëror dhe paqe sociale. Ndërsa Sigurimi Social është Një akt për të siguruar mirëqenien e përgjithshme duke krijuar një sistem të përfitimeve federale të pleqërisë, dhe duke i dhënë mundësi disa shteteve të bëjnë provizione më të përshtatshme për personat e moshuar, personat e verbër, fëmijët e varur dhe të gjymtuar, mirëqenien e nënave dhe fëmijëve, dhe shëndetin publik.
|