Abstract: | PARATHENIE
Studimet dhe metodat e sofistikuara për lëminë e mjedisit jetësor kanë për qëllim, që t'u ndihmohet vendeve në tranzicion, që të krijojnë zhvillim më të mire të ambientit jetësor nëpërmjet gjendjes aktuale dhe ofertave konkrete për zgjedhjen dhe realizimin e politikës në ambietinjetësor dhe të integrohet politika për mbrotjen e mjedisit jetësor në sektoret politike të niveleve nacionale. Sot më është shumë e njohur se sukseset e mëdha në sferat e ndryshme në shkencë dhe teknologji, krijimi i kushteve për një jetë më të mirë dhe moderne si rezultat i aktiviteteve njerëzore ka ndikuar në degradimin e mjedisit jetësor. Pasojat e saj janë të njohura dhe katastrofale në shumë vende të botës. Për këtë arsye sot po bëhen përpjekje të shumta nga shtetet dhe organizmat e ndryshëm për pengimin e degradimit të mëtejmë të mjedisit jetësor me qëllim që të krijohet një mjedis jetësor me ajër, ujë, tokë dhe ushqim të pastër. Me rritjen e numrit të popullsisë së botës, detyra jonë bëhet gjithnjë e më e madhe. Shumica e vendeve nuk kanë resurse të mjaftueshme që f i përmbushin nevojat elementare të qytetarëve të tyre pa mos i llogaritur resurset, të cilat u nevojiten për f i ushqyer miliona njerëz të tjerë në të ardhmen. Ndërkohë disa prej popujve më të pasur kanë qenë jopërfillës ndaj resurseve të tyre - duke harxhuar energjinë, duke lejuar që toka të bëhet joproduktive, duke i ndotur ujërat, duke e kontaminuar ajrin - tërë këtë në emër të zhvillimit ekonomik. Megjithatë në një pjesë bukur të madhe të vendeve në zhvillim haset pakënaqësi, ngase zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi i resurseve nuk duhet të barazohet mes vete; sidoqoftë edhe pse po arrihet njëfarë përparimi në sferën e mjedisit jetësor në nivel vendor, në disa pjesë të botës së paku po ndryshon agjenda për mjedisin jetësor. Tani problemet e mjedisit jetësor, të cilat më së shumëti janë nën presion janë bërë globale, duke përfshirë çarjen e ozonit, ndotjen e oqeaneve, zhdukjen e biodiversitetit dhe ndryshimeve të mundëshme të dëmshme klimatike. Resurset të cilat nevojiten të mbrohen janë resurse të rëndomta - peshqit, lumejtë, oqeanet, pyjet e ngjashme, pra gjëra që e tejkalojnë kufijtë shtetëror. Ne duhet të gjejmë mënyra se si të sigurojmë një nivel të duhur të aktiviteteve të përbashkëta, që të tejkalojmë kërcnimet globale ndaj mjedisit jetësor, prandaj duhet të zhvillohet shkenca e diplomacisë së mjedisit jetësor. Diplomatët, politikanët, grupet e mbrotjes së mjedisit jetësor, shkencëtarët, liderët e biznesit, gazetarë dhe shumë njerëz të tjerë duhet të gjejnë mënyra të reja të bashkëpunimit. |