Title : | Efektet e përkrahjes financiare të BE-së (IPA) për Republikën e Maqedonisë së Veriut, analizë krahasuese me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Bedija Ramadani, Dissertant ; Nasir Selimi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë - UEJL | Publication Date: | 2021 | Pagination: | 82 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | ABSTRAKTI
Ky punim shkencor i përgatitur në nivel të punimit të magjistraturës ka për qëllim që të hulumtojë ndikimin financiar të fondeve të BE-së në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, krahasimin dhe matjen e rezultateve financiar të fondeve të BE-së me Shqipërinë, avancimin e politikave financiare si dhe arritjen e përfundimeve për përmirësimin e politikave financiare, që do të kenë në të ardhmen fondet e Bashkimit Evropian - Instrumentet e Para-anëtarësimit (IPA), si mekanizmi kryesor i BE-së për rritjen e kapaciteteve publike, ekonomike dhe shoqërore për vendet kandidate dhe aspirante për anëtarësim në BE. IPA është një instrument financiar i krijuar nga BE-ja me të vetmin synim, të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE. IPA ka filluar të funksionojë në vitin 2007 dhe do të vazhdon të funksionoj deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së. Para krijimit të IPA, BE-ja ka përdorur disa programe siç: PHARE, ISPA, SAPARD dhe CARDS për t'i ndihmuar vendet anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE. Këtu kemi të bëjmë me një studim dhe analizë të ndihmës që ofrohet në kuadër të dokumenteve të cilat rregullojnë marrëdhëniet e një vendi me Komisionin Evropian, kryesisht Partneriteteve Evropiane për vendet kandidate potenciale dhe Partneriteteve të Anëtarësimit për vendet kandidate. Dimë se edhe shteti jonë është para anëtarësimit andaj një temë e tillë do të paraqiste një interes të veçantë studimor, një analizë të mirëfilltë financiare dhe krahasuese me shtetet përreth që në fakt ndajnë një fat të ngjashëm ekonomik. Çështja e aftësisë së një shteti për të përfituar mbështetje financiare prej Bashkimit Evropian është një çështje e hapur jo vetëm e shteteve të cilat janë tashmë anëtare të Unionit, por kjo është veçanërisht e rëndësishme edhe për vendet që janë kandidate për anëtarësim ne këtë familje evropiane. Maqedonia e Veriut si vend kandidat i BE-së në periudhën e kaluar kishte qasje në Fondet financiare evropiane, por përvoja e deritanishme e ka treguar se shteti ynë nuk ka aftësi të mjaftueshme thithëse për t'i përdorur ato në mënyrë efektive. Qëllimi i kësaj temë të magjistraturës është shqyrtimi i kritereve dhe masave për të përforcuar kapacitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përdorimin sa më efektiv të fondeve strukturore të BE-së; të identifikojmë aftësitë e nevojshme që duhet të zotërojë shteti ynë për fondet evropiane dhe mundesite e krijimit të mekanizmave institucionale për menaxhim financiar me projekte të IPA-s. Prandaj, përgjatë punimit dhe hulumtimit do të përcaktojmë situatën reale të përdorimit të ndihmës evropiane si një kriter para-pranues dhe para anëtarësues për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përgjatë punimit do të shohim dhe në çfar niveli është kapaciteti i Maqedonisë si një vend kandidat për në BE për të thithur këto fonde. Kjo pjesë studimore do të hulumtohet brenda marrëdhënies që ka shteti ynë me programimin e fondeve Evropiane, menaxhimin dhe zbatimin e strukturave financiare të këtyre fondeve dhe Fondet e kohezionit të BE-së: Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal, Fondi i Kohezionit dhe Fondi Social Evropian | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_126757.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20179 |
|