Title : | Frazeologjizmat somatike në fjalorët e gjuhës shqipe : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Blerina Adili, Dissertant ; Mustafa Ibrahimi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2016 | Pagination: | 96 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Frazeologjia përbën një dëshmi të pazëvendësueshme të historisë dhe kulturës së shoqërisë njerëzore. Shprehjet frazeologjike përcaktojnë tiparet e një gjuhe dhe ruajnë më gjatë gjurmët e lashtësisë e të traditës që sjellin informata të pasura për botën, duke pasqyruar kështu lidhjen e gjuhës me historinë dhe kulturën e folësve të tij. Ata janë dëshmi e historisë së një populli të caktuar dhe mënyrën e kuptimit të botës që e rrethon (Ibrahimi 2011:150). Kanë kaluar vetëm 100 vjet nga koha që frazeologjia nisi të përbëjë objekt studimi të njësive shumëfjalëshe të ngurosura të gjuhës dhe kjo lidhet me emërtimin që Charles Bally (1909) u ka bërë si lokucione frazeologjike. Bally konsiderohet si themelues i frazeologjisë dhe ka fiymëzuar gjerësisht studimet frazeologjike të rusishtes, të gjermanishtes, të hungarishtes, të spanjishtes, por edhe të shqipes. Duke qenë se frazeologjia zë një vend të veçantë si fushë me vete në gjuhësi, kontributet nga linguistë të ndryshëm nuk kanë munguar që nga gjysma e dytë e shekullit XX dhe në vazhdim, studimi, dokumentimi dhe ruajtja e frazeologjisë, proverbave dhe fjalëve të urta ka qenë dhe vazhdon të jetë për leksikologët një detyrë parësore. Proverbat dhe fjalët e urta janë konsideruar si forma të mençurisë popullore pasi edhe njerëz të zakonshëm i përdorin gjerësisht ato. Mirëpo këto formula diturie dhe urtësie e kanë prejardhjen edhe nga tradita e lëvruar, prandaj janë fiksuar në librat e shenjtë ose në librat e njerëzve të mençur. Proverbat shprehin përvojën shekullore të brezave. Ato mbartin filozofinë dhe etikën e popullit, prandaj janë pasuria më e çmuar e urtësisë popullore. Ato pasurojnë mendimet dhe idetë e njerëzve, zbukurojnë të folurën dhe gjuhën e shkruar. Proverbat e çdo populli kanë jo vetëm veçori individuale kombëtare, por edhe elementë të përbashkët me proverbat e popujve të tjerë. (Lame 2008:85-86). Edhe fondi themelor i gjuhe shqipe, ka per baze dhe shprehejet popullore, qe kuptimi i tyre eshte figurativ, shprehet me fjalet te tjera, duke marre fjalet shume kuptime, veç nocionit, kuptimit te pare te fjales. Shprehjet popullore, në termin gjuhësor quhen frazeologjike , bashkim fjalësh që kanë kuptimin e një fjalë te vetme, janë pjesë kryesore e leksikut, të folurit, të një gjuhe dhe përbejnë fjalorin e një gjuhe kombetare. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20166 |
|