Title : | Poetika e veprës "Lahuta e malcis" nga Gjergj Fishta : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Lindita Kaliqi Pollozhani, Dissertant ; Vebi Bexheti, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2016 | Pagination: | 63 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrja
Duke njohur më nga afer veprimtarinë kulturore dhe letrare të këtij gjeniu të letërsisë më lindi ideja që të bej një studim shkencor mbi kryeveprën e tij me titull Poetika e veprës "Lahuta e malcis"- Gjergj Fishta. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur që kam marrë për të studiuar një vepër kaq interesante, tërheqëse dhe mjaft të popullarizuar. E gjithë kjo më shtyu që t'i përkushtohem maksimalisht punës dhe obligimit që ia kisha venë vetes. Në këtë temë do të paraqes në radhë të parë periudhën sa qe gjallë vet poeti, kontributin që dha për kulturën dhe letërsinë shqipe dhe vlerësimet që ju bën atij për veprimtarinë e tij letrare, thënë me një fjalë punën e palodhur gjysmëshekullore për çështjen shqiptare. Fishta u dallua si shkrimtari më i madh nga shkrimtarët e shekullit të tij, i cili u mor me veprimtari të ndryshme kulturore e kombëtare. Ishte themelues i shoqërisë "Bashkimi" ku punoi palodhur për formimin e alfabetit të shqipes, për unifikimin e gjuhës shqipe si dhe për botimin e veprave me vlerë kombëtare. Fishtën e gjejmë kudo që atdheu kishte nevojë. Aktiviteti i tij ishte i gjithanshëm, pjesëmarrës në shumë Konferenca me karakter kombëtar. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe si dhe njëkohësisht edhe kryetar i komisionit. Themelues i Komisisë Letrare të Shkodrës në vitin 1916 ku u vendosën hapat e para për kodifikimin e gjuhës dhe përpunimit të saj. Ai u zgjodh deputet i Shkodrës në parlament prej ku e përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Parisit në vitin 1919. si dhe në Konferencën Ndërballkanike në vitin 1930-31. Punoi për hapjen e Liceut Françeskan, u zgjodh drejtor i parë i saj dhe e futi shqipen gjuhë mësimore. Themeloi revistën "Hylli i dritës" dhe fletoren politiko-letrare "Posta shqiptare". Në pjesën e dytë do të përqëndrohem te kryevepra e Fishtës "Lahuta e malcis", e cila është vepra e parë epike e letërsisë sonë. Kjo vepër epike është shkruar në një kohë kur epi kishte kohë që nuk shkruhej më në vendet e tjera, por këngët që shtjellohen i përkasin një zone të thellë të shqiptarëve që traditat e tyre i bartën gojë më gojë për një periudhë 2000 vjeçare. Në këtë ambient me tradita shekullore kishte lindur dhe ishte rritur edhe vet Gjegj Fishta. Duke u bazuar tek të gjitha këto elemente dhe për të ringjallur vetëdijen kombëtare ai shkroi epin nacional "Lahuta e malcis" të cilën filloi ta botoi në viti 1905 dhe e përfundoi në vitin 1937, në të cilën pasqyroi botën shqiptare, traditat, doket, zakonet, të drejtat e shqiptarëve për të qen zot..... | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20164 |
|