Title : | Përçarjet brenda universit komunist, në diptikun kohë e grindjes të Ismail Kadaresë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Florije Izeti, Dissertant ; Vebi Bexheti, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2016 | Pagination: | 91 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Për herë të parë e kuptova, se ishte gjë e tmerrshme të bëheshe i njohur në një vend Stalinist nën kontrollin e një tirani sa të egër aq dhe dinak dhe i cili fatkeqësisht pretendonte po ashtu të ishte shkrimtar. Ismail Kadare Më foli si të mos ishte komunist, si të mos ishte ai që e udhëhiqte Shqipërinë, kujtimet e tij Ismail Kadare i nxjerr sheshit në një bisedë me studiuesin Deniz Fernandez-Recatala, për liderin komunist Enver Hoxhën. Pyetjes së bashkëbiseduesit, se a ishin takuar ndonjëherë të vetme me Enver Hoxhën?- e shtyn Ismail Kadarenë në kujtimet e aty dy-tre orshi bisedime me udhëheqësin e madh komunist. Ishte një herë e vetme, ai i vitit 1971, kurrë më parë apo më pas. Mjaftoi ky takim, që Ismail Kadare të kuptonte që thellë në shpirtin e diktatorit, flinte dashuria për artin, për shkrimin, pjesa e mirë e një shpirti të keq. Paraqitja e tij si një intelektual i madh, të bëjë të dyshoje për çdo tirani, për çdo të keqe që i vinte Shqipërisë nga ana e tij dhe assesi nuk mund të besoje se ai kishte dënuar me dënime të rënda, shpesh edhe me vdekje shkrimtarët. Te Kohë barbare, Ismail Kadare nxjerr në pah edhe karakterin e tij prej një komediani, madje një aktor i madh. I habitur shkrimtari thekson: Nuk e përmendi politikën. Solli kujtime nga qyteti i tij i lindjes (dhe i imi njëkohësisht), kujtime nga Moska, Parisi, foli për muzikën shqiptare, për letërsinë dhe për leximet e rinisë së tij. Sikur kjo dëshirë për të shkruar është një gjë e zakonshme tek politikanët, udhëheqësit. Për ta, jo pa të drejt Deniz Fernandez Recatala thekson se, të shkruarit është një tundim për të nënshtruar botën, duke filluar nga Neroni e deri te Mao Ce Duni. Edhe Stalini shkruante poezi, ndaj të gjithë e dinë se dorëshkrimet e këtyre njerëzve flenë nëpër funde sirtarësh, duke dashur kështu që pas vdekjes të lënë gjurmët e tyre si diçka të mirë e të vetme. Këtë tezë e përkrahë edhe studiuesi Peter Morgan ndaj në librin e tij Shkrimtari dhe Diktatura 1957-1990, ai bënë një krahasim në mes diktatorëve të asaj kohe. Krahasimi arrin edhe në prizmin e letërsisë, se si këta diktatorë e shihnin letërsinë nga thellësia e shpirtit, diçkaje që shteti nuk mund ta zbulonte. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20162 |
|