Title : | Politikat aktive dhe pasive në tregun e punës dhe ndikimi i tyre në punësim në Republikën e Maqedonisë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Bedri Memeti, Dissertant ; Selajdin Abduli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2015 | Pagination: | 101 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Në këtë punim, bëhet një vështrim dhe analizë mbi tregun e punës dhe politikat aktive mbi punësimin dhe papunësinë në Republikën e Maqedonisë, bazuar në të dhënat e zyrave për punësim dhe zyrave të statistikës. Në punim, së pari studiohet e analizohet tregu i punës në Evropen Juglindore, duke përfshirë edhe Republiken e Maqedonisë, si janë zhvilluar dhe si janë marrë me problemet e ekonomive të vendeve përkatëse. Në EJL në zhvillimin e ekonomive të tyre rëndësi të veçantë i është dhënë tejkalimit të krizës botërore. Kjo rrënie e tejzgjatur ekonomike do të rriste problemin tashmë kronik të papunësisë afatgjatë në këto vende prandaj sfida e krijimit të vendeve të punës kërkon që qeveritë të shkojnë përtej reformave të institucioneve të tregut të punës dhe politikave aktive të tregut të punës. Ndërsa tregu i dobët i punës dhe nivelet e ulëta të përfshirjes sociale janë rrjedhojë e faktorëve të shumtë të ndërlidhur si struktura e kërkesës për fuqi punëtore, mospërputhja e aftësive, pengesat në lëvisshmërinë e fuqisë punëtore, efektiviteti i kufizuar i mekanizmave ndërmjetësues të tregut të punës, fokusimi i dobët i arsimit të lartë etj. Tregu i punës në Republikën e Maqedonisë, si rezultat i periudhës së gjatë të tranzicionit pësoi ndryshime të mëdha strukturore dhe transformime të ndryshme. Këto ndryshime kanë sjellë rritje të mëdha të numrit të të papunësuarve në Maqedoni si dhe shkallë mjaftë të ulët të punësimit krahasuar me shtetet evropiane. Analizat më të gjera për vendet e punës dhe aktivitetet plotësuese për konkurrencë në tregun e punës janë proces i vazhdueshëm për zhvillimin e karrierës, andaj, mbi të gjitha, është informacioni ai që të përgatit për qëllimin e karrierës. Informacioni bazë vjen nga institucionet përkatëse të cilat vijnë me analiza të thella për tregun e punës. Në Republikën e Maqedonisë me informacione përtregun e punës vijnë Enti i Statistikës dhe Agjencia e Punësimit e RM-së. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20027 |
|