Title : | Një model ekonometrik mbi vlersimin e impaktit të investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike në Republikën e Maqedonisë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Jehona Ajdini Uka, Dissertant ; Murat Sadiku, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2015 | Pagination: | 115 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | ABSTRAKT
Investimet e huaja direkte janë një burim i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit ekonomik. Edhe pse investimet e huaja direkte (IHDJ kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendeve në zhvillim, ka prova se përfitimet nuk janë njëlloj të shpërndara. Qëllimi i këtij punimi është që të shqyrtojë ndikimin e investimeve të huaja direkte (IHD) në rritjen ekonomike, duke bërë një analizë empirike për Republikën e Maqedonisë. Si literatura teorike po ashtu edhe literatura empirike arrijnë në përfundime të ndryshme për ndikimin e IHD-ve. Autorë të ndryshëm kanë qëndrime të pavendosura për atë se a kanë IHD-të ndikim pozitiv mbi rritjen ekonomike të një vendi apo jo. Në këtë punim ne kemi përdorur metodën e katrorëve më të vegjël (OLS) dhe modelin të regresionit të shumëfishtë linear për të vlerësuar modelet përkatëse. Si variabël e varur është konsideruar GDP reale si përfaqësues i rritjes ekonomike, ndërsa si variabla të pavarura krahas variablës së IHD-ve, janë shqyrtuar edhe një varg variablash tjera makroekonomike, si eksporti, importi, kursi real efektiv i këmbimit, punësimi, indeksi i çmimeve të konsumatorit, shpenzimet qeveritare, hapja tregtare dhe kapitali human. Gjithashtu është inkorporuar në model edhe një variabël artificiale (dummyj për të shqyrtuar efektet e krizës financiare globale. Krahas modeleve statike, të vlerësuar me metodën OLS, është bërë edhe analiza afatgjate e lidhshmërisë së IHD-ve dhe rritjes ekonomike, me modelin dinamik VAR. Në bazë të rezultateve të regresioneve të vlerësuar me OLS, koeficienti i IHD-ve është me shenjë pozitive në të pesë modelet dhe në të gjithë rezulton statistikisht i rëndësishëm, që domethënë se rritja e stokut të IHD-ve në Maqedoni rrit GDP-në reale të vendit, pra IHD-të kanë impakt pozitiv në rritjen ekonomike të vendit.
ABSTRACT
Foreign direct investments (FDI] are a very important source of capital flows and the development of an economy. Although foreign direct investment contributes to growth in developing countries, there is evidence that the benefits are not equally distributed. This paper aims to examine the impact of foreign direct investment (FDI) in economic growth, making an empirical analysis for the Republic of Macedonia. Theoretical literature as well as empirical literature reach different conclusions on the impact of FDI. Various authors have undecided attitudes about whether FDI have positive impact on economic growth of a country or not. In this paper we have developed the method of least squares (OLS) and the model of multiple linear regression models to assess appropriate models. As the dependent variable !is considered real GDP as representatives of economic growth, and as independent variables esides the variable of FDI, we have reviewed a range of other macroeconomic variables like export, import, the real effective exchange rate, employment, consumer price index, government spending, trade openness and human capital. Also in the model is incorporated an artificial variable (dummy) to explore the ffects of the global financial crisis. Besides static models, estimated with the OLS method, we have made a long-term analysis of the connection between FDI and economic growth, using dynamic VAR model. Based on the results of regressions evaluated with the OLS, the FDI coefficient has a positive sign in five models and in all of them results statistically significant, meaning that the increase in the stock of FDI in Macedonia increases the country real GDP, concluding tha FDI has positive impact on economic growth. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20023 |
|