Abstract: | Çdo njeri në botë, qysh nga fillimi i ngjizjes së tij, duhet të gëzojë, në rend të parë, të drejtën për të jetuar, për të qenë i mbrojtur dhe i sigurt. Kështu, çdo lloj manipulimi apo shfrytëzimi të qenieve njerëzore nuk mund të arsyetohet dhe as të trajtohet ndryshe, përveçse të cilësohet si krim i rëndë kundër njerëzimit. Askush nuk ka të drejtë të shfrytëzojë dikë, duke ia cenuar dhe duke ia rrënuar dinjitetin njerëzor, i cili është i mbrojtur edhe me Deklaratën e Përgjithshme e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, e cila në artikullin 1 shpreh admirimin ndaj dinjitetit të personit duke apeluar në respektimin e të drejtave elementare të çdo personi, pa dallim kombësie, gjinie, race, religjioni etj. |