Title : | E folmja e qytetit të Gostivarit në aspektin sociolinguistik : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Miqerem Ismaili, Dissertant ; Mustafa Ibrahimi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2014 | Pagination: | 119 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Ashtu si në shumë vende të botës edhe në gjuhësinë shqiptare, sociolinguistika është zhvilluar si një vijim i studimeve dialektologjike, sidomos si një kalim i këtyre kërkimeve nga interesimi, kryesisht për gjeografin gjuhësore apo për dialektet dhe shtrirjen hapësinore të dukurive e tipareve të tyre (dialektologjia "rurale^) në një interesim për larminë dhe variacionet gjuhësore brenda qendrave të mëdha qytetare (dialektologjia "urbane" ). Andaj në këtë studim do paraqiten njohuri, aktivitete dhe inventar i temave që bjënë pjesë në fushën e ashtaquajtur " dialektologjia urbane dhe sociale " që pa mëdyshje paraqet një rast interesant për kundrimin e socilonguistikës shqiptare. Lënda e hulumtimit të këtij punimi të magjistraturës do të jetë "Studimi i të folmes së Gostivarit në rrafshin sociolingusitik", duke hulumtuar sjelljen e shtresave të ndryshme shoqërore ndaj gjuhës dhe veçori të ligjërimit të tyre , në veçanti ndryshimet sociolinguistike midis folësve , siç kanë ata të: moshës, gjinisë dhe besimit. Megjithatë si bazë krahasimi me gjendjen e sotme të gjuhës do të jenë edhe studimet e më parshme dialektologjike, duke trajtuar veçoritë fonetiko-gramatikore të të folmeve, por, njëkohësisht, do të studiohen edhe shtjellime te veçanta që lidhen me përdorimin e të folmeve në varësi të ndryshoreve sociolinguistikë. Me të folmen e krahinës së Gostivarit dhe të rrethit në përgjithësi jemi marrë për një kohë relativisht të gjatë, gjatë studimeve, kryesisht në lëndët Dialektologji, Sociolinguistikë dhe Leksikologji nga profesori i lëndëve prof.dr.Mustafa Ibrahimi, me ç'rast i falënderohem për njohuritë dhe përkrahjen e madhe që ma ka dhënë gjatë hulumtimeve në master. Së pari puna dilloi me hulumtimet në terren, për grumbullimin dhe studimin e leksikut të fshatit Debresh (fshat në Gostivar), e më vonë edhe në master me studimin e të folmes dhe leksikut të pesë fshatrave të rrethit të Gostivarit: Debresh, Çajle, Balindoll, Vranjovc dhe Çegran duke rrumbullaksuar me hulumtimet në të folmen e Gostivarit. Duke u bazuar mbi këto studime dhe duke u nisur nga rëndësia e studimeve të sotme në fushën e sociolinguistikës, në punimin që po paraqesim në kërkim të gradës > master < , janë bërë përpjekje për një studim të plotë e te thelluar të të folmes së Gostivarit, si një e folme me karakteristika të caktuara, të shqyrtuara në tri boshte kryesore sociolinguistike: në hapësirë, në kohë dhe në shoqëri. Kjo tezë magjistrature ka për qellim përmes një hulumtimi t'u përgjigjet shumë pyetjeve siç janë: shqyrtimi i kësaj të folmeje, e cila ka rujatur mjaft karakteristika të gjendjes së hershme të shqipes në tërësi, por gjithashtu edhe si një të folme që ka dhënë e ka marrë me të folmet e tjera të krahinave përreth. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19910 |
|