Title : | Miti dhe rrëfimi modern në romanin "Kush e solli Doruntinën" të Ismail Kadares : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Ramije Muaremi, Dissertant ; Vebi Bexheti, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2013 | Pagination: | 64 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj jo vetëm shqiptarë por edhe ballkanik, është njëri prej "akretipeve"1 botërore që arriti të bëj letërsi të mirëfilltë nën kushtet e sistemeve ideokratike. Konteksti i diktaturës, arsimimi i tij në Moskë, njohja e hershme e kompleksivitetit të veprave të shkruara nga shoqëritë më të civilizuara se ne, si edhe refuzimi estetih i tij gjatë viteve 70-të deri sa përfundimisht u largua nga atdheu apo për të bërë kompromis me shkrimet e veta, e bëjnë Kadarenë një shkimtarë unikat brenda dhe jashtë ambientit krijues socialist. Kadare është emër i verifikuar në letërsinë ballkanike, poashtu i njohur edhe gjithandej ku fliten gjuhë zotërash e gjuhë të haruara. Dhe gjithë kjo famë jo rastësisht është, rrugë e tij e afirmimit të tij është veçantë. Ai debutoi fillimisht me poezi, por përmes prozës u gjend përnjëherë në majë të piramidës së romanit tonë bashkëkohor e postmodern, duke i kapërcyer dhe lënë pas vetes në gjendje starti shumë kalemxhinjë. Romanet e tij janë kryevepra letrare, ku portretohet me nivel të lartë artistik imazhi i golgotës shqiptare, përjetimet dhe shqetësimet e padefmueshme shqiptërore të një krijuesi që donte të shihte ndryshe shqiptarin dhe Shqipërinë. Ajo që përbën sintagëm e tij jetësore në një parafrazim të lirë duket kështu: Vepra e Kadaresë ështëfaktor imazhologjik i letërsisë shqiptare. Një imazh të bukur dhe letërnjoftim më të denjë para botës. Imazhi është BESA, kjo fjalë sa një botë e tërë... E parë në tërësi vepra e Kadaresë na shfaqet si një univers që na trondit me galerinë e pafund të personazheve, me trajektoret e hedhura pas epokave, me groteskun e tragjizmin njerëzor, me lirizminfin dhe gjëmimet epike, me apokalipsit e tiranive dhe rilindjen e popujve2. Rasti i studimit tonë kërkon ti besosh autorit sepse edhe ai besonte letërsisë... Të besosh te letërsia do të thotë të besosh në një realitet superior. Të besosh te letërsia do të thotë që reg/imi i frikshëm i vendit tënd të të duket shumë më i zbehtë se funebriteti madhështor i saj. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19877 |
|