Title : | Strategjitë e rritjës dhe implementimi i tyre në korporata - rast i veçantë në Republikën e Kosovës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Filloreta Kunoviku Demiri, Dissertant ; Izet Zeqiri, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 80 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Në përgjithësi ekonomia kombëtare do të konsiderohej e qëndrueshme nëse do të ishte e aftë të shfrytëzojë burimet dhe kapacitetet e saj njerëzore, financiare dhe kapitale, për gjenerimin e rritjes së vazhdueshme ekonomike dhe për sigurimin e mirëqenies së të gjithë banorëve të saj. Rëndësia e burimeve njerëzore, fmanciare dhe natyrore është e pakontestueshme mirëpo vetëm me shfrytëzimin efektiv të tyre mund të sigurohet rritje e vazhdueshme ekonomike dhe mirëqenie shoqërore. Zhvillimi ekonomik i një vendi poashtu varet shumë edhe nga zhvillimi i bizneseve në atë vend, të cilat ndikojnë në uljen e nivelit të papunsisë. Në Kosovë ekzistojnë forma të ndryshme të zhvillimit të bizneseve të cilat janë: biznese individuale, ortakëri, ortakëri e kufizuar, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëri aksionare, kompani të huaja, ndërmarrje shoqërore, ndërmarrje publike, kooperativa bujqësore dhe ndërmarrje nën juridiksionin e AKP-së. Përbërja e tregut në vendin tonë është e shumëllojshme siç edhe u cek më lartë, mirëpo për tezën e magjistraturës do të bëj hulumtime dhe studim pikërisht për temën e zgjedhur "Strategjitë e rritjes dhe implementimi i tyre ne korporata- Rast i veçantë në Republikën e Kosovës". Korporatat si formë karakteristike e organizimit të bizneseve të mesme dhe të mëdha ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të një vendi, pasi që siç dihet në vendin tonë korporatat e kanë zbutur papunsinë në masë mjaft të madhe, e kanë përmirësuar mirëqenien ekonomike-shoqërore dhe gjithashtu ndikojnë pozitivisht në buxhetin e vendit përmes pagimit të taksave. Çdo korporatë për të funksionuar në mënyrë të suksesshme duhet të hartojë strategjitë të cilat i ndihmojnë shumë në rrjedhën e biznesit, ku strategjia paraqet rrugën e zgjedhur se si do të lëvizet nga pika A në pikën B.
| Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19829 |
|