Abstract: | Pas botimit të vëllimit të parë të Atlasit dialektologjik me terme nga fusha e blegtorisë (2019), para jush gjendet vëllimi i dytë i Atlasit dialektologjik, kësaj radhe me emërtimet dialektore të veglave tradicionale. U përcaktuam vetëm për 7 vegla që në kohë të lashta më tepër janë përdorur nga bujqit shqiptarë, siç janë: zgjedha, plugu (parmenda), samari, rrota dhe qerrja, dhe veglat që janë përdorur nga amviset shqiptare, kryesisht në ambiente shtëpiake, siç janë: tezgjahu dhe shtëmba. Pothuaj të gjitha këto terme nuk përdoren më, ata sot janë fjalë pasive dhe moti kanë dalë nga përdorimi. Andaj ishte shumë vështirë të gjejmë informatorë që do t'u kujtoheshin me lehtësi të gjitha këto emërtime që lidhen me pjesët e këtyre veglave bujqësore. |