Title : | Strategjia e marketingut në pozicionimin e industrisë se përpunimit të qumshtit në Republikën e Kosovës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Bajram Baftiri, Dissertant ; Nasir Selimi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 118 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Sektori i bujqësisë në ekonominë e përgjithshme të Kosovës zë një vend të rëndësishëm. Rreth 25 % të brutoproduktit të përgjithshëm kombëtar krijohet në bujqësi '. Për shkak të rrethanave të njohura të cilat ndodhen në dy dekadat e fundit, dhe të cilat në mënyrë të pashmangshme ndikuan që industria dhe degët tjera ekonomike të mos zhvillohen në shkallën e duhur, bujqësia mbeti si një nga alternativat për sigurim të të ardhurave dhe të punësimit të njerëzve. Vlerësohet se rreth 60 % e banorëve të Kosovës jetojnë në zonat rurale2 . Në kuadër të sektorit të bujqësisë, nënsektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit si dhe nënprodukteve të tij paraqet njërën nga hallkat më të rëndësishme të saj. Kjo për arsye se prodhimi i qumështit është i lidhur drejtpërsëdrejti edhe me prodhimin e kulturave lavërtarë dhe aktiviteteve tjera bujqësore të cilat formësojnë substancialisht bujqësinë e një vendi. Duke qenë se temë e këtij hulumtimi do to jetë industria përpunuese e qumështit dhe e nënprodukteve të tij, do të fokusohemi në gjendjen, problemet, sfidat dhe mundësitë e kësaj industrie e cila lëndën e parë e ka në fermë. Për këtë arsye është pothuajse e pamundur që kur të analizohet industria përpunuese e qumështit, të shkëputet nga gjendja e prodhimtarisë primare, përkatësisht prodhimit të qumështit. Prodhimi i qumështit në fermë dhe përpunimi i tij në industri janë ngushtësisht të lidhur, dhe me ndikime të mëdha e të ndërsjella tek njëri tjetri. Në shumë shtete në të cilat tashmë ky sektor është stabil dhe në gjendje të mirë, zanafilla e krijimit të stabilitetit ka qenë pikërisht në rregullimin thelbësor, të drejtë si dhe të planifikuar në baza afatgjate të marrëdhënieve dhe raporteve në mes të prodhimtarisë primare dhe përpunimit të qumështit. Është e kuptueshme se rregullimi i këtyre raporteve ka marrë një kohë të gjatë, dhe gjithsesi ka qenë pjesë përbërëse e politikave të përgjithshme bujqësore në koherencë me projeksionet makroekonomike qeveritare.
| Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19823 |
|