Title : | Etika në biznes me theks të veçantë në kompanitë e regjionit të Pollogut : studime të Magjistraturës - cikli i dytë |
Material Type: | printed text |
Authors: | Arbresha Ajdini, Dissertant ; Nasir Selimi, Thesis advisor |
Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë - UEJL |
Publication Date: | 2012 |
Pagination: | 110 p. |
Layout: | ill. |
Size: | 30 cm |
General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Abstract: | ABSTRAKT
Interesi për të studiuar etikën e biznesit dita ditës po shënon rritje. Mashtrimet financiare, kriza botërore si dhe shumë skandale tjera e rritën edhe më shumë interesin e studimit në këtë fushe. Duke qenë të interesuar se si qëndron etika e biznesit në regjionin e Pollogut vendosëm si qëllim që të studiojmë dhe të kuptojmë se sa menaxherët dhe punëtorët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes në fjalë si dhe përfitimet që dalin nga implementimi i të njëjtës. Për të bërë këto analiza ne kemi përdorur metodën e pyetësorit të cilën e konsideruam si më të përshtatshme po ndoshta edhe si mënyrën e vetme dhe më të besueshme për mbledhjen e këtij informacioni. Mostër e studimit tonë ishin menaxherët dhe të punësuarit të cilët na dhanë informacione shumë konkrete dhe të bollshme për qëllimin e studimit tonë. Rezultatet ishin më se precize. Edhe përkundër mungesës së kodeve etike, parimet etike në kompani vijnë në shprehje dhe me vetëdije apo pa vetëdije menaxherët dhe punëtorët punojnë në përputhshmëri me rregullat dhe standardet e larta etike. Rezultatet gjithashtu vërtetuan se vetëdija e njerëzve për të punuar brenda kufijve etikë po shënon një trend të lehtë ritës. Arsimimi i shoqërisë shihet si indikator pozitiv që e rit vetëdijen etike të menaxherëve dhe punëtorëve. Njohja e ligjeve dhe rregullave shpie në vetëdijesimin në radhë të parë të menaxherëve si udhëheqës të kompanive e më pas ndikon edhe të punëtorët si pjesë përbërëse shumë e rëndësishme e kompanisë. Duhet të kemi parasysh se të bërit biznes në mënyrë të drejtë dhe me ndershmëri është mënyra më e mirë e të bërit biznes në periudha afatgjate! Fjalë kyçe: etika, etika e biznesit, regjioni i Pollogut, pyetësorë, menaxherë, punëtorë.
|
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19809 |