Abstract: | ABSTRAKTI
Në tezën e magjistraturës është paraqitur procesi i implementimit të teknologjisë informative në funksion të qeverisjes së mirë në RMV. Fokusi i temës përqëndërohet edhe në aspekte komparative të zhvillimeve aktuale, dhe mundësia e inkorporimit të sistemeve më të sofistikuara në përputhje me platformat e reja. Për ta realizuar këtë, është analizuar puna e institucioneve të ndryshme, ndërmarrjeve të cilët kanë resurse për implementim. Për një qeverisje të mirë kërkohet edhe teknologji informative adekuate, e verifikuar dhe e validuar sipas standardeve relevante ndërkombëtare. Në tezën e masterit gjithashtu janë paraqitur rezultate konkrete përmes evaluimit me klientë të ndryshëm për të marrë të dhëna konkrete, të cilat pastaj paraqesin bazën funksionale të qeverisjes së mirë me mundësi modifikimi dhe përshtatje për platforma të ndryshme ose aplikacioneve përkatëse. Si pjesë tjetër karakteristike e tezës së masterit, është se gjatë prezantimit të rezultateve janë dhënë sisteme të ndryshme, ku janë analizuar dhe krahasuar karakteristikat e tyre; forma dhe modeli i implementimit. Duke patur parasysh të gjitha këto që kemi theksuar, pra është bërë një ndërlidhje e temave dhe proceseve me qëllim në fund të krijimit të një modeli, platforme të realizuar në aspekt të teknologjisë informative, e qëndrueshme dhe përshtatshme për realizim praktik. Poashtu në tezën e masterit është realizuar baza e të dhënave (aplikacion), që ndërlidh disa tabela, forma, pyetësor, raporte, në aspekt të realizimit të punëve dhe shërbimeve të ndryshme, për klientët, për ndërmarrjet, për qeverisjen në aspekt të përgjithshëm etj. Për qeverisje të mirë përmes sistemit të teknologjive informative, ose administrimit, në këtë rast është specifikuar pjesa në kuadër të organizimit dhe të planifikimit të punëve të ndryshme të insititucioneve, si për shembull: ndërmarrjet publike ose private, institucionet bankare, telekomunikacionet, postat; aspekti i qeverisjes etj. Në punim është trajtuar aplikimi i teknologjive informative në funksion të qeverisjes së mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut; është realizuar analiza e zhvillimit të qëndrueshëm si një sistem i unifikuar dhe kompatibil në implementim. Në aspekt të teknologjisë informative nënkuptohet vendosja dhe strukturimi, ndërlidhjeve komunikuese, pajisjeve tjera ndihmëse, të cilat përdoren në kuadër të e-qeverisjes. Menaxhimi i punëve administrative varet shumë nga platformat e TI, rrjetit komunikues. Për të gjithë këtë, për kryerjen e punëve në kohë sa më të përshtatshme dhe efektive merret në konsideratë: menaxhimi, kostoja –arsyeshmëria ekonomike, sociale dhe teknike etj.
ABSTRACT
In the master thesis is presented the process of implementation of information technology in function of good governance in RMV. The focus of the topic also focuses on comparative aspects of current developments, and the possibility of incorporating more sophisticated systems in line with the new platforms. To achieve this, the work of various institutions, enterprises that have resources for implementation is analyzed. Adequate governance also requires adequate information technology, verified and validated according to relevant international standards. The master thesis also presents concrete results through evaluation with different clients to obtain concrete data, which then represent the functional basis of good governance with the possibility of modification and adaptation for different platforms or relevant applications. As another characteristic part of the master thesis, is that during the presentation of the results different systems are given, where their characteristics are analyzed and compared; form and model of implementation. Having in mind all these that we have emphasized, a connection of topics and processes has been made in order to finally create a model, a platform realized in terms of information technology, sustainable and suitable for practical realization. Also in the master thesis is realized the database (application), which connects several tables, forms, query, reports, in terms of realization of various works and services, for clients, for enterprises, for governance in general aspect, etc. For good governance through the system of information technologies, or administration, in this case is specified the part within the organization and planning of various works of institutions, such as: public or private enterprises, banking institutions, telecommunications, post offices; aspect of governance etc. The thesis deals with the application of information technologies for the purpose of good governance in the Republic of Northern Macedonia; sustainable development analysis has been carried out as a unified and compatible system in implementation. In terms of information technology is meant the establishment and structuring of communication interfaces, other assistive devices, which are used in the framework of e-government. The management of administrative affairs depends heavily on IT platforms, the communication network. For all this, for the performance of work in the most appropriate and effective time is taken into consideration: management, cost - economic, social and technical, etc. |