Abstract: | ABSTRAKT
Në këte punim është paraqitur gjeneza e Parlamentit dhe parlamentarizmit, institucionet e Unionit Evropian, duke filluar nga Marrëveshja për Thëngjill dhe Çelik, deri te Marrëveshja e Amsterdamit, tranzicioni politik në Maqedoni, struktura organizative dhe funksionimi i Parlamentit të Maqedonisë. Punimi është i ndarë në katër kapituj: Kapitulli i parë - Kuptimi dhe prejardhja e Parlamentit, në të cilin është paraqitur zhvillimi i Parlamentit dhe Parlamentarizmit nga gjeneza deri te parlamentarizmi i ditëve tona. Në kapitullin e dytë: Institucionet e UE-së: Parlamenti, duke filluar nga Marrëveshja për Thëngjill dhe Çelik, deri te Marrëveshja e Amsterdamit. Kam bërë një paraqitje të institucioneve të Unionit Evropian, nga Marrëveshja për Thëngjill dhe Çelik, deri te Marrëveshja e Amsterdamit, duke u ndalur më shumë te Parlamenti i Unionit Evropian, si njëri prej institucioneve të tij. Në kapitullin e tretë: Sistemi parlamentar në Republikën e Maqedonisë. Këtu jam përpjekur të bëj një retrosprektivë të tranzicionit politik në Maqedoni, të pluralizmit politik dhe rolit të Parlamentit të Maqedonisë, sipas Kushtetutes se vitit 1991 dhe sipas asajtëvitit2001. Në kapitullin e katërt: Organizimi dhe funksionimi i Parlamentit të Maqedonisë, kam analizuar organizimin dhe fimksionimin e Parlamentit të Maqedonisë, duke vënë në pah, me theks të veçantë realitetin praktik, pragmatik të punës së Parlamentit, si një prej tre pushteteve shtetërore kundrejt atij ekzekutiv - qeverisë dhe pushtetit gjyqësor. Duke vënë theks të veçantë në rolin dhe pozitën e Parlamentit, në drejtim të përgatitjes dhe miratimit të ligjeve dhe akteve tjera. Poashtu, në këtë kapitull, e kam analizuar raportin: pozitë - opozitë, në parlament, kontrollin politik të tij mbi Qeverinë, si dhe relacionin në mes Parlamentit dhe Kryetarit të Shtetit. |