Abstract: | E para ishte fjala, thuhet në shkrimin e shenjtë. Pikërisht, ishte ajo, fjala, e thënë bujarisht dhe ploi sqimë në ekzistencën njerëzore, që prej Xhenetit të Adnit e deri në këtë kohë pandemie. Përpos gjithë kësaj ekzistence, shpaloset bota poetike e Bujar Plloshtanit, shpaloset me filozofinë e fjalës që ai e ka armë të fortë në shkrimësi. Shtigjet filozofike, sfidojnë përnes duelesh kurthet e fjalës, në rrugëtimin dreje lirisë. Arratisur qelisë njerëzore, plot pranga pabesie, ajo. tjala, kaltëron së jashtmi e depërton talent poetik, që mban një emër dhe mbiemër të përveçëm, Bujar Plloshtani! Filozofia letrare përmes këtij vëllimi poetik shpalos bujari me shumicë. Edhe pse në shumës, ajo nuk konsumohet, sepse prezantohet individualisht, plot figurshmëri letrare. Toka, gurët, shpirti, hëna, vjeshta, natyra, shtëpia, liqeni, dita, nata, qyteti dhe zemra janë stacionet poetike, që njëherazi kthehen në fjalëçelësa dominues, që zbërthejnë mesazhin e ekzistencës njerëzore, përballë sporovash mbijetese. Fjala në këtë botim prezantohet plot bujari edhe utilitet, për të mos ga buar në jetë. Por, për të qenë më të mirë duhet gabuar, sepse gabimet na bëjnë më të mençur. Kjo filozofi bujarie ka pikëpamje kohore fjalësh të kryqëzuara, të cilat s'e pëlqejnë memecërinë e saj. Edhe erosi në libër merr trajta bujarie dhe i largohet vetmisë. Penelatat e tij pasqyrojnë lakuriqësinë e së vërtetës së virgjër, e cila i ikën kurthit vulgar. |