Abstract: | Ky teksti që i jepet në dorë studentëve është në fakt, i destinuar për një lexues më të gjerë. Problematika e trajtuar, stili i të shkruarit dhe mirëpritja e botimeve të mëparshme të autorit nuk mund të mos ngjallin kërshërinë dhe interesin e publikut. Pas botimit, në fund të vitit 2009 të librit universitar “Sociologjia e së Drejtës”, i pari i këtij lloji në vendin tonë, dr. Fatmir Zanaj hyn në një fazë të re të kontributit të tij shkencor dhe akademik , duke u nisur nga analizat komplekse e fakteve, rrethanave dhe problematikave sociologjike të së drejtës. Drejt arsyetimeve filozofike dhe bazave ideore të kësaj shkence. Mungesa e teksteve ose botimeve të tjera rreth këtyre temave në vendin tonë, është një rrethanë tjetër që e bën tekstin “Filozofia e së Drejtës” të domosdoshëm, por edhe mjaft të dobishëm për audiencën të cilës i drejtohet. |