Abstract: | Nevoja për një tekst universitar të së drejtës së detyrimeve në gjuhën shqipe është ndier që moti. Me qëllim që të përmbushet kjo nevojë botohet ky libër, i cili është hartuar dhe sistemuar në atë mënyrë që i përgjigjet standardeve të teksteve universitare nga kjo fushë e kërkimeve teorike. Bazë për hatimin e këtij teksti ka shërbyer planprogrami mësimor i kësaj lënde në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve i Kosovës i vitit 2012. Në pjesën e përgjithshme të së drejtës së detyrimeve janë trajtuar çështje të përgjithshme dhe institucionet juridike themelore të kësaj lënde, siç janë: nocioni, elementet, karakteristikat dhe burimet e detyrimeve, siç janë: kontratat, shkaktimi i dëmit, pasurimi pa bazë, gjerimi i punëve të huaja pa porosi, shprehja e njëanshme e vullnetit, efektet e detyrimeve, ndërrimi i subjektëve në marrëdhëniet e detyrimeve dhe shuarja e detyrimeve. Pjesa e përgjithshme e së drejtës së detyrimeve është e ndarë në shtatë pjesë. Në vështrimet hyrëse trajtohen nocioni, lënda, sistemi i së drejtës së detyrimeve, marrëdhëniet e së drejtës së detyrimeve me degët tjera të së drejtës dhe burimet materiale dhe formale të së drejtës së detyrimeve. |