Abstract: | Hyrja
Delikuenca është një dukuri shoqërore komplekse, njohja e plotë e së cilës kërkon një studim shkencor multidisiplinar. Delikuenca gjithmonë ka ekzistuar dhe është shfaqur ku më pak e ku më shumë, varësisht nga ndryshimet në shoqëri dhe në mjedisin ku kanë jetuar të rinjtë. Kjo lloj sjellje (delikuente) e të rinjve nuk paraqitet aty për aty, por ajo fillon më herët, sjellja asociale dhe fillon me nga mosha shumë e re. Sjelljet asociale të fëmijëve në këtë moshë janë të shumta dhe të ndryshme, ndërsa mënyra e shfaqjes së sjelljeve asocial janë të dryshme, si-fyerjet, sharjet, rrahjet, mosbindje, vjedhje, ikje nga shtëpia, ikje nga shkolla etj. Dhe pikërisht për këtë arësye në këtë moshë duhet të ndërmerren masa të duhura për evitimin e këtyre sjelljeve, sjellje të cilat janë në rritje të vazhdueshme. Delikuenca është një dukuri shoqërore komplekse, njohja e plotë e së cilës kërkon një studim shkencor multidisiplinar. Kriminaliteti i të miturve në Maqedoni në teorinë penale juridike, ndryshe është i njohur si delikuencë e të miturve. Legjislacioni penal i Maqedonisë, çështjen e delikuencës së të miturve e ka rregulluar nëpërmjet dispozitave të posaçme dhe specifike në Ligjit mbi të drejtat e fëmijëve i R. Maqedonisë,(Gazeta zyrtare nr.143, viti 2013). Me nocionin kryes i veprës penale nënkuptojmë kryesit e mitur të veprave penale qofshin ata si kryes, bashkë kryes, nxitës apo ndihmës. Kryes i moshës së mitur është personi i cili në kohën e kryerjes së veprës penale i ka pasur 14 vite të plota por nuk i ka mbushur 18 vite. Të dhënat statistikore japin se të miturit kryejn krime të ndryshme nga vjedhjet deri tek vrasjet mizore, të miturit kryejn këeto vepra penale nga disa faktorë të cilët do ti trajtojme ne punimin shkencorë siç janë faktorët ekonomik, politik, shoqërorë, faktorët mikrogrup si dhe faktorët sociopatologjik. Numri jashtëzakonisht i madhë i veprave penale të kryera nga të miturit dhe shqiptimi i sanksioneve ndaj tyre, na shtynë të bejmë analizë të posacme per delikencen e të miturve ne qaspektin krahasues në Republikën e Maqedonisë me Republikën e Sllovenisë. Ndaj kriminalitetit përgjithësisht, dhe kriminalitetit të të miturve nuk ka qenë imune asnjë shoqëri, pra as shoqëria Sllovene e as shoqeria ne RMV-ut. Si i tillë kriminaliteti ka qenë dhe do të jetë preokupim i shoqërisë njerëzore, përfshirë të dy vendet. |