Abstract: | “Rendi i Versajës : Bërja e një bote të brishtë”, vjen në njëqind vjetorin e Paqes së Versajës, si një studim serioz e gjithpërfshirës lidhur me një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Rendi ndërkombëtar i Versajës, i cili u ndërtua pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, megjithëse pati si synim krijimin e paqes, ai i hapi rrugë luftës tjetër botërore me përmasa edhe më shkatërruese se e para. Ky rend ndërkombëtar u skicua në Konferencën e Paqes në Versajë, në vitin 1919 nga fuqitë fituese të luftës, duke nënshkruar traktatin e paqes, të njohur me emrin Traktati i Versajës, i cili hyri në fuqi në janar të 1920-ës. |