Abstract: | Zyrtarizimi I shqipës në RMV ështe një hap me peshë të madhe politike, si për vendin, ashtu edhe për shqipëtarët. Megjithatë nuk duhet haruar se zbatimi I saj ka dëshmuar se hasim nje mal problemesh te karakterit gjuhësor, në shikim të par të vogla, por që mund të bëhen më të mëdha nëse nuk merren masat përkatëse me kohë. Sot shqipja standarde po përjetojn nje zhvillim shumë të shpejtë, por edhe një tronditje. Prandaj, për ta ruajtur dhe kultivuar, tani më shumë se kurrë kërkohet puna e përgjegjëshme e gjuhëtarit dhe zëri i arsyeshëm e I matur i intelegjences, edhe per faktin se shqetësimet tona të thella s’mund të shfaqen për krizen e identitetit kombëtar në përgjithësi dhe te atij gjuhësor në veçanti. Për këtë qëllim, sot orientohet ne planin strategjik, në planin teorik dhe në planin shoqëror dhe kulturor. Dinamizmi I brendshëm shoqëror dhe sociolinguistic, kodet e ndryshme shoqërore të shformuara, ndryshimet e mëdha demografike, tronditjet e rrënda sistemore dhe statusore të shqipëtarëve, krijuan veprime të çuditëshme të shpërfilljes për vlerat kombëtare dhe per gjuhen, duke e përbuzur e dhënuar strukturën dhe sistemin e gjuhës shqipe. |