Title : | Ndarja dhe balansi i tre pushteteve si bazë e demokracisë parlamentare, me vështrim të veçantë në R.M. : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Lulzim Farizi, Dissertant ; Zemri Elezi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2009 | Pagination: | 140 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Abstrakt
Demokracia parlamentare paraqet formën dhe modelin më të rëndësishëm të qeverisjes dhe të ndëritimit të institucioneve përfaqsuese bazuar në ndarjen dhe balansin e tyre. Në demokracit parlamentare marrja e legjitimitetit buron drejtëpërdrejtë nga populli ku parlamenti është organi më i favorizuar. Demokracia parlamentare karakteristike për vendet me sistem politik shumëpartiak paraqet bazën e avansimit të proceseve shoqërore, zhvillimit të demokracisë dhe sundimin e shtetit të drejtë dhe ligjorë. Ndërtimi dhe zhvillimi i demokracisë parlamentare mvarret nga një numër i madhë i faktorëve të ndryshëm, të cilët ndikojnë në formën dhe mënyrën e organizimt të saj. Demokracia kryesisht mvarret nga organizimi dhe nga mënyra e qeverisjes shtetërore bazuar në ndarjen dhe balansin e kompetencave të organeve të pushtetit shtetërorë. Ndarja dhe balansi i mirëfillt i kompetencave të organeve shtetërore të rregulluara me kushtetutë dhe ligj, është një nga faktorët kryesor të zhvillimit të demokracisë në vend. Demokracia parlamentare nuk funksionon njësoj në të gjitha vendet që e praktikojnë atë, por ajo ndryshon nga vendi në vend mvarrësisht nga niveli i zhvillimit të demokracisë dhe nga përbërja shoqërore që e karakterizon atë. Funksionimi i shtetit në bazë të demokracisë parlamentare paraqet një nga sfldat kryesore për vendet të cilat kanë praktikuar sistemin monist të qeverisjes. Këto shtete ballafaqohen me periudhën e tranzicionit demokratik të ndërtimit dhe konsolidimit të organeve të pushtetit shtetërorë të rregulluar dhe të cilat funksionojnë në bazë të kufizimit të tyre të ndërsjellët dhe të balansuar në favor të parlamentit, si organ legjitim i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e qytetarëve. Në periudhën e tranzicionin demokratik gjendet edhe Republika e Maqedonisë e cila ka kaluar nga sistemi socialist në atë demokratik të qeverisjes, e pasuar me mjaft probleme dhe sfida të ndryshme. Republika e Maqedonisë po ballafaqohet me realitetin e ri të ndërtimit dhe konsolidimit të organeve të saja konformë parimeve të një demokracie parlamentare, karakteristikë për një vend multietnik me mekanizma të vendimarrjes me konsenzus më të gjërë, të kapshëm dhe të pranueshëm për shoqërinë në tërrësi dhe nacionaliteteve në veçanti. Republika e Maqedonisë duhet të vazhdojë të praktikoj një shoqëri multietnike dhe një shtet multietnik.
Абстракт
Парламентарната демократија е најбитен начин и модел на управување и изградба на основните државни институции, кои модел е одлична основа за правилна поделба на власта и баланс меѓу истите. Во парламентарните демократии легитимитетот на парламентот потекнува непосредно од народот и тој претставува највисоко тело во државата. Парламентарната демократија е карактеристично за земјите со повеќепартиски систем и претставува основа за напредување на општествените процеси, развој на демократијата и владеење на правната држава и законите. Изградбата и развојот на парламентарната демократија зависи од многубројните различни фактори, кои влијаат врз формата и начинот на нејзината реализација. Демократијата воглавно зависи од организираноста и начинот на управувањето на државата, во зависност од поделбата на надлежностите на државните органи на власта. Добрата поделба и избалансираност на надлежностите на државните органи се должи пред се на уставната и законската регулатива, кој пак од своја страна претстаувува главен фактор за развојот на демократијата во земјата. Парламентарната демократија не функционира исто во сите држави кои ја практикуват и таа се разликува од држава до држава, во зависност од нивото на развојот на демократијата и карактерот на општественото уредување на државата. Функционирањето на државата врз основа на парламентарната демократија претставува една од големите предизвици за земјите кои порано практикувале еднопартиски систем на владеење. Овие држави се наоѓаат во период на демократската транзиција каде градењето и консолидацијата на органите на државната власт се регулирани на таков начин што функционират врз основа на меѓусебно ограничување и избалансираност во полза на парламентот, како легитимен орган кој е избран на непосредни избори од страна на граѓаните. Република Македонија поминала од социалистички систем во повеќе партиски систем, односно во демократски начин на управување, па во тој период на демократска транзиција се соочи со големи проблеми и големи последици. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19433 |
|