Title : | Shqipëria dhe shqiptarët në prozën e gjatë të Faik Konicës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Havije Loki, Dissertant ; Vebi Bexheti, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2020 | Pagination: | 79 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Veprat që patën fatin e erët të mbyllen me dryrin e komunizmit, por që patën fuqinë të ҫlirohen nga ai dry, veprat që kanë arritur të mbijetojnë përtej kohës së krijimit, madje të jenë më të freskëta se kurdoherë, padyshim janë vepra me vlera të mirëfillta artistike, letrare dhe shkencore. Fat të këtillë kanë veprat e Faik Konicës, njërit prej figurave më të shquara të letërsisë dhe kulturës shqipe. Edhpse kanë kaluar vite, veprimtaria e tij nuk largohet nga syri i studiuesve, dora e lexuesve dhe gjithmonë është më e freskët dhe më aktuale. Faik Konica është një ndër personalitetet më të spikatura të letërsisë shqipe. Ka jetuar shumë pak në Shqipëri edhepse gjithë jetën e tij u mor me ҫështjet shqiptare. I rritur dhe i mësuar me një kulturë evropiane ai i shihte gjërat më ndryshe se shqiptarët që jetonin në atdhe. Qëllimi dhe dëshira e tij më e madhe ishte përparimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ngritja e tyre kulturore, letrare dhe gjuhësore dhe përfshirja e tyre në botën perëndimore. Të gjitha këto u përpoq t`i arrinte nëpërmjet shkrimeve të tij edhepse vetë pohon se ishte e vështirë të shkruash qoftë edhe një libër të vogël për të kaluarën e Shqipërisë, pasiqë të dhënat ishin shumë të pakta dhe atë të treguara vetëm nga ana e armiqve të saj dhe të huajve. Armiqtë kanë shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët ҫ`farë kanë dashur dhe ashtu si atyre u ka konvenuar, ndërsa të huajt kanë shkruar sipas të thënave të dikujt apo duke parë gjendjen aktuale duke mos e krahasuar me të kaluarën, për të cilën nuk kishin njohuri. Mirëpo ai gjithmonë është munduar t`i shkruante gjërat ashtu si ishin pa ndikime, shkrime objektive dhe të paanshme. Shqipëria kishte humbur shumë kohë, apo më mirë të themi Shqipërisë i është grabitur shumë kohë. Sundimi pesëqind vjeҫar i turqve është një ndër pasojat e moszhvillimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë, veҫanërisht sa i përket zhvillimit kulturor. Për pesëqind vjet shqiptarët do të kishin arritur një zhvillim të madh në të gjitha sferat dhe do mund të ishin rradhitur ndër vendet më të zhvilluara perëndimore. Duke i pasur parasysh këto rrethana të moszhvillimit të vendit Konica ishte i vetëdijshëm se qëllimin e tij nuk mund ta realizonte pa i larguar te gjitha mbeturinat që i kishin lënë sunduesit shekuj me rradhë. Në këtë aspekt ai duhej të merrej me shumë problematika, si me pastrimin e gjuhës shqipe nga fjalë të huaja, pastrimin e kulturës, veҫanërisht veshjes, por mbi të gjitha ai duhet të ndryshonte edhe mentalitetin e njerëzve. Qëllimi i tij ishte të krijonte një shtet me plotë kuptimin e fjalës, por njëkohësisht edhe njerëz të denjë që do ta udhëhiqnin dhe ta mbanin të gjallë atë. Përveҫ sunduesve të huaj që kishin penguar zhvillimin e Shqipërisë, ai duhet të fillonte një luftë edhe me vet shqiptarët që ishin armiq të vetvetes. Këta shqiptarë që nuk kishin edhe dy ditë shkollë dhe kishin zënë pozicione të larta shtetërore, në vend që të luftojnë për atdheun, përparimin e tij dhe të ecin përpara drejt shteteve të zhvilluara, luftonin për kariget e tyre. Realizimin e këtij qëllimi ai e filloi duke pasur gjithmonë parasysh shpirtin e lirë të krijuesit, lirinë e fjalës. Ai e do lirinë dhe atë do t`ua ofrojë të gjithë shqiptarëve. Ai e përcakton lirinë si e “drejta e ҫdo njeriu për të besuar atë që dëshiron, për të folur atë që ka në zemër, për të shkruar atë që ka në mendje dhe për të bërë si i pëlqen, me kusht që të mos dëmtojë asnjeri tjetër". Mirëpo kjo mënyrë që ai zgjodhi nuk ishte e pranueshme nga të gjithë, andaj derisa nga njëra anë pati mbështetës dhe adhurues, nga ana tjetër pati edhe shumë kundërshtarë të cilët ia vështirësuan shumë veprimtarinë e tij. Të paktë ishin ata shqiptarë që e donin lirinë, pasiqë shumica ishin mësuar të jetonin të skllavëruar. “Skllavëria si ҫdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi xverk e durojnë me gëzim. Veҫan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyrë e dytë, dhe ata jo vetëm që s`marin vesh ҫdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.” | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_113166.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19362 |
|