Abstract: | Delvina KERLUKU
Alush Kamberi lindi në Strimnicë. Gjatë giithë jetës së tij iu përkushtua gazetarisë shqiptare në Maqedoni. Doajeni i gazetarise, i cili këtij profesioni nuk iu nda për pesë dekada me radhë. Hapat e parë të gazetarisë i filloi që nga viti 1967, ose më drejtë, që nga emisioni i parë televiziv në gjuhën shqipe, në Redaksinë e TV Shkupit. Ky ishte emisioni i parë në gjuhën shqipe, në të gjitha hapësirat shqiptare. Në vitin 1967, për herë të parë u themelua Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe, e cila në prill të këtij viti, do të shënojë edhe 50 vjetorin e themelimit. Alush Kamberin e njohim edhe nga qindra reportazhe e dokumentare televizive, por edhe nga shumë shkrime të ndryshme gazetareske e publicistikë, si dhe nga disa vepra letrare. Portrete, reportazhe, biseda, kronika, etj, i botoi në gazetat e atëhershme "Flaka e Vëllazerimit"; "Rilindja"; "Zëri i Rinise" etj. Alush Kamberi gjatë punës se tij në Televizionin e Maqedonisë ka realizuar mbi 400 dokumentar. Ai ështe edhe autor i filmit kushtuar ardhjes së parë të Nenë Terezës në Shkup. Më pas, ai ka realizuar edhe 3 dokumentarë të tjerë kushtuar nobelistes shqiptare Nenë Tereza. |