Title : | Ndikimi i borxhit publik në rritjen ekonomike në vendet evropiane në tranzicion : doctoral studies-third cycle | Material Type: | printed text | Authors: | Kestrim Avdimetaj, Dissertant ; Besnik Fetai, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë - UEJL | Publication Date: | 2020 | Pagination: | 234 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Debate dhe opinione të shumta ndërmjet autorëve të qasjes neoklasike, si dhe modeleve të rritjes endogjene kanë ndikuar në nxitjen e teorisë së rritjes ekonomike. Trajtimi studimor i tezës së Doktoratës më titull “NDIKIMI I BORXHIT PUBLIK NË RRITJEN EKONOMIKE NË VENDET EVROPIANE NË TRANZICION”, paraqet interes të veçantë teorik dhe praktik. Së pari, studimi do të ofrojë një analizë për borxhin publik dhe karakteristikat e tij. Së dyti, studimi do të ofrojë evidencë empirike se si ndikon rritja eventuale e borxhit publik në rritjen ekonomike në vendet Evropiane që janë në tranzicion. Qëllimi kryesor i këtij studimi është të analizojë rritjen ekonomike të këtyre vendeve, me konkretisht të sqarojë lidhjen në mes të borxhit publik dhe rritjes ekonomike. Përmes këtij trajtimi shkencor do të mundohem që të paraqes dhe të identifikojë pragun (threshold), ose më mirë të themi kufirin optimal se deri në cilën shkallë të rritjes borxhi publik do të këtë impakt pozitiv në rritjen ekonomike të vendeve evropiane që janë në tranzicion, si dhe të caktojë pragun ku mbi të cilin rritja e borxhit publik do të afektojë negativisht në rritjen ekonomike. Çka është shumë me rendësi që duhet të potencohet gjatë këtij studimi është dallimi në mes të vendeve në tranzicion të evropës, sepse pragu i ndikimit të borxhit publik ndryshon, do të thotë tek vendet në tranzicion të Evropës Qendrore, pragu ose kufiri i rritjes së borxhit publik është shumë me i lartë se sa tek vendet tjera në tranzicion të Evropës, si p.sh vendet e Evropës Lindore ose ato të Ballkanit Perëndimor. Ekzaminimi dhe vlerësimi im do të hedhë njohuri mbi problemin aktual të borxhit duke identifikuar lidhjet e mundshme në mes të kufirit të borxhit publik dhe rritjes ekonomike të këtyre vendeve. Arsyshmëria e këtij studimi është sepse përmes tij do të sqarohet pragu i rritjes së borxhit publik, dhe identifikimi i pikës kthyese (turning point) që nënkupton se deri në cilin kufi borxhi publik do të jap efekt pozitiv, ose në të kundërtën do të afektojë negativisht në rritjen ekonomike të vendeve evropiane në tranzicion. Marrëdhëniet midis borxhit publik dhe rritjes ekonomike janë bërë temë shumë e rëndësishme në mesin e shumë kërkuesve shkencor, të cilët kanë studiuar se si ndikon rritja eventuale e borxhit publik tek vendet në përgjithësi. Trajtimi i borxhit publik është në fokusin kryesor në mesin e shumë autorëve, me theks të veçantë pas krizës financiare të viteve 2008-2009. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_126901.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19224 |
|