Title : | Dhuna ndaj fëmijëve në shkollat e Peshkopisë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Zamira Gjeleshi, Dissertant ; Hasan Jashari, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2010 | Pagination: | 170 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | ABSTRAKT
Kjo tezë e magjistraturës do të studjojë dhe do të kërkojë dukurinë e dhunës ndaj fëmijëve në shkollat e Peshkopisë. Qasja ime ndaj këtij fenomeni do të parashtrohet duke u nisur nga trajtimi teorik dhe nga mbledhja e materialit faktografik në 2 shkollat e Maqellarës. Ideja e kësaj teze magjistrature lindi në lëndën Metodologji e kërkimit pedagogjik gjatë diskutimeve për projektet kërkimore dhe u përforcua nga debatet e lëndës Sociologji e arsimit në punën e ardhshme për demokratizimin e arsimit dhe të jetës së shkollës. Gjatë magjistrimit në UEJL më është mundësuar që të kem një kuptim më të qartë se çfarë të reje duhet të fus pas magjistrimit dhe si mund t'i përdor njohuritë dhe aftësitë e fituara në UEJL në institucionin ku unë punoj dhe në kulturën e shkollës për tu bërë e dobishme.Unë vendosa ta zgjeroj spektrin pasi gjatë 2 dhjetëvjeçarët e fundit reformat arsimore kanë patur të bëjnë me programet, tekstet, objektivat e arritjes dhe modelet e mësimdhënies. Një çështje shumë e fshehur, por shumë shqetësuese kohët e fundit në shkollat shqiptare është dhuna ndaj fëmijëve. Është e qartë se dhuna jo vetëm mbizotëron në shkollë, por ka mungesë mirëkuptimi përsa u përket shkaqeve, që qëndrojnë në themel të këtij fenomeni, ndikimit që ka në jetën e femijëve dhe mënyrave të mundshme për ta ndalur këtë problem, që prek mijëra nxënës në ditë.. Njohuritë mbi ndëshkimin trupor dhe mbi forma të tjera të dhunës në shkollë janë përmirësuar shumë nga studimet kërkimore nëpër botë dhe nga studimet e kryera në Shqipëri. Ky studim ndërtohet mbi shumë nga gjetjet paraardhëse të materialeve shkencore dhe njeh vlerat e tyre. Ajo që dua të bëj nëpërmjet këtij studimi është të shkoj përtej informacionit aktual, për të hulumtuar më tej mënyrat për një qasje gjithëpërfshirëse dhe veprimtaritë ekzistuese. Unë e pashë të nevojshme të rishikoj, grumbulloj, konsolidoj literaturën dhe të përditësoj njohuritë e mia mbi çështjen nëpërmjet diskutimeve në grup, intervistave,diskutimeve me informatorët kyç dhe të fokusohem mbi çështjen ashtu si ajo shihet nga fëmijët duke arritur një nivel më të mirë të kuptuarit përsa u përket arsyeve, që qëndrojnë në bazë të dhunës në shkollë, e cila është një çështje, që ende nuk ka nisur të trajtohet. Çështja e dhunës ndaj fëmijëve në shkolla është e ndërlikuar dhe është e qartë se shkon përtej mjedisit shkollor duke kërkuar zgjidhje afatgjata dhe gjithëpërfshirëse. Megjithatë shkolla ofron një nga vendet më të mira për të filluar këtë çështje. Ka shumë mundësi në dispozicion për adresimin e kësaj çështje si angazhimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe fokusimit gjithnjë në rritje të organizatave ndërkombëtare. Konsultimi me nxënësit e mi, si interesuesit kryesorë, përvoja si mësimdhënëse dhe rekomandimet do të udhëheqin nisma të reja të përbashkëta për të ndalur në mënyrë efektive dhunën në shkolla. Fëmijët nuk i humbasin të drejtat e tyre njerëzore me kapërcimin e pragut të shkollës. Kështu, për shembull, arsimimi duhet ofruar në atë mënyrë që respekton dinjitetin e qenësishëm të fëmijës, i jep fëmijës mundësinë të shprehë këndvështrimet e tij lirisht dhe të marrë pjesë në jetën e shkollës. Arsimimi duhet të ofrohet edhe në një mënyrë të tillë që të respektojë kufizimet në disiplinën shkollore dhe të promovojë mendësinë e antidhunës në shkollë. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19213 |
|