Abstract: | Parathënie
Edukimi dhe shkollimi janë faktorë me rëndësi të papërshkrueshme, si në zhvillimin e individit ashtu edhe në zhvillimin e shoqërisë në tërësi. Ata gjithnjë kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe në jetën e shoqërisë edhe të njeriut. Domethënia e tyre theksohet sidomos në ditët e sotme, meqë "në dituri, në njohuri dhe aftësi qëndron kyçi i shumë problemeve të rëndësishme të natyrës ekzistenciale të njeriut dhe shoqërisë." ' Meqë edukimi është një proces shoqëror ai kryesisht kultivohet në institucionin shoqëror të quajtur shkollë. Kështu, shkolla paraqitët si një formë jete e komunitetit në të cilën të gjitha degët e saj të mësimdhënies janë të përqendruara të jenë sa më efektive në nxitjen e fëmijës, mësimin, edukimin, socializimin, për të ndarë kështu burimet e trashëguara të njerëzimit dhe për ti përdorur forcat a tij për qëllime shoqërore Fakti që shkollimi fillor është i obligueshëm në të gjitha vendet e botës, e po ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë, bën të supozojmë se qeveria investon njëlloj në përmbushjen e kërkesave bashkëkohore të godinave shkollore, ambientit, infrastrukturës dhe tërë mekanizmit përkatës, kudo që ato të gjenden, qoftë ne zonat urbane apo ato rurale. Mirëpo duke ditur po ashtu se vetë nocioni fshat paraqet iraazh të një rajoni periferik, ndërsa qyteti të një bastioni qendror, e shohim të udhës t'i rrekemi një studimi më serioz të çështjes së statusit të shkollave fillore fshat - qytet, me theks të veçantë në gjetjen e dallimeve eventuale. Megjithëse shkaktarët e pabarazisë eventuale mund të jenë të shumtë, prapëseprapë duhet nisur nga fakti se qeveria është bartësi kryesor i funksionimit të shkollës, do të analizohet edhe politika menaxhuese e qeverisë ndaj shkollave në përgjithësi e posaçërisht të atyre të fshatit. |