Title : | E drejta Diplomatike dhe Konsullore |
Other title : | Diplomatsko in konzularno pravo |
Material Type: | printed text |
Authors: | Borut Bohte, Author ; Vasilka Sancin, Author ; Nikollë Berishaj, Translator |
Publisher: | Prishtinë : Kolegji Universitar Victory |
Publication Date: | 2011 |
Pagination: | 390 p. |
Size: | 24 cm |
ISBN (or other code): | 978-995-14-9535-6 |
General note: | Includes bibliographical references (p. 375-386)
Includes bibliographical footnotes |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Slovenian (slv) |
Descriptors: | Diplomacy International law International relations
|
Class number: | 327.2 |
Abstract: | Sllovenët kanë një përvojë mjaft të gjatë në praktikën diplomatike, ndërsa shërbimi ynë diplomatik është relativisht i ri. Në këtë histori të gjatë është vërtetuar se ndër sllovenët ka shumë individë të talentuar që mund t'i kryejnë në mënyrä kualitative detyrat diplomatike dhe konsullore. Ndërtimi i shërbimit dhe i sistemit vetjak diplomatik janë detyra me të cilat po takohemi vetëm tani. Sllovenët e kanë shtetin sovran vetëm një dekadë e gjysmë, dhe vetëm në këtë kohën tonë jemi duke u takuar me tërë spektrin e çështjeve që kanë të bëjnë me funksionin diplomatik dhe konsullor të shtetit. Pasi që në praktikën diplomatike sllovenët nuk jemi plotësisht të papërvojë, secili diplomat slloven do të duhej ta kishte vazhdimisht në kujtesë veprën e Zhiga Herbersteinit, ambasadorit të Perandorit austriak në oborrin moskovit dhe të dërguarin e posaçëm në misionet e shumta diplomatike ad hoc. Në shënimet e veta moskovite, të botuara për herë të parë në vitin 1459 (dhe në përkthimin slloven në vitin 1951), ka shpjeguar në mënyrë të thjeshtë se burim i informatave të tij kanë qenë “nikoqirët e shkolluar dhe që e kanë merituar besimin". Mirëpo, diplomati me përvojë, nuk është “kënaqur me dëshminë e vetvetes", por e ka krijuar një qëndrim “vetëm në bazë të shumë mendimeve të pajtueshme." Në këtë bazë janë krijuar edhe raportet dhe propozimet e tij. Definicion më të bukur të bërthamës së profesionalizmit diplomatik, në fakt as që do të mund të gjenim. Shembull më i mirë seç ishte Zhiga Herberstein as që na nevojitet. E, njëkohësisht duhet të pajtohemi se rrugën e tij e kanë vijuar edhe diplomatë tjerë të shkëlqyeshëm me prejardhje sllovene, që kanë shërbyer në shërbimet diplomatike të shteteve, në të cilat kanë jetuar të parët tonë, që nga koha e Austrisë habsburgiane e deri te RSF e Jugosllavisë. Pra, kemi një traditë. |
Contents note: | Nocioni i diplomacisë, i të drejtës diplomatike dhe konsullore si dhe pozita dhe roli i përfaqësuesve diplomatikë e konsullorë ndërmjet organeve të përfaqësimit të jashtëm të shtetit; Zhvillimi historik i marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore si dhe i të drejtës diplomatike dhe konsullore; Burimet formale të së drejtës diplomatike dhe konsullore; E drejta diplomatike; Misionet speciale; Diplomacia multilaterale; E drejta konsullore; Konventat themelore të së drejtës diplomatike dhe konsullore; Mendimet përmbyllëse; Fjalor i shprehjeve diplomatike, konsullore dhe ndërkombëtare-juridike; |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19011 |