Abstract: | Inspirimi për publikimin e mbresave të jetuara ndodhi në kohë kur hartoja dorëshkrimin e librit, “Metodologjia e hulumtimeve shkencore në fusha shoqërore”, në çaste kur më duhej të shfletoja ditarin e shënimeve personale që gjykoja se favorizojnë imazhin e librit të pritur. Gjatë shfletimit të radhave në shënime që disponoja, në veçanti të kohës së studimeve master (Rijekë, 1973-1976), madje disertacionit (Zagreb, 1977-1983), observime në universitete prestigjioze (Hamburg (1996), Cyrih (1996), Dubai (2003), Uashington (2010), por edhe shënime të observuara në seminare, vendore e ndërkombëtare për ndryshime në arsim, më rastisej të dalldisem në shfletimin e shënimeve edhe më të hershme, në mbresa nga fëmijëria. Këto ishin inspirimet e para prej nga lindi ideja per sistemimin e kujtimeve mbreslënëse në nivel të një memoari me kujtime personale të jetuara të një kohe dhe vendi. |