Title : | Ekonomia dhe biznesi |
Material Type: | printed text |
Authors: | Nasir Selimi, Author |
Publisher: | Shkup : Alma |
Publication Date: | 2017 |
Pagination: | 384 p. |
Layout: | ill. |
Size: | 23 cm |
ISBN (or other code): | 978-6-08-248015-2 |
General note: | Includes bibliographical references (p. 377-384)
Includes bibliographical footnotes |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Descriptors: | Business
|
Class number: | 658 |
Abstract: | Ekonomia si shkencë e re gjithnjë e më tepër zë vend të rëndësishëm në grupin e shkencave shoqërore. Që nga koha e shfaqjes e deri më sot ekonomia pësoi transformime dhe zhvillime të mëdha, ndërsa nga trungu i saj u zhvilluan një numër i disiplinave shkencore të cilët sot paraqesin fusha të rëndësishme të shkencave ekonomike. Një nga arsyet pse ekonomia ka këtë hov të bujshëm në zhvillimin e vet, padyshim se është lidhshmëria e saj me realitetin shoqëror dhe zbatimin e njohurive ekonomike në jetën e përditshme. Secili individ i cili ka njohuri nga shkenca e ekonomisë i përballon sfidat e jetës më me sukses në krahasim me atë që nuk i ka. Të merreni sot me biznes paraqet një privilegj i kohës dhe njëherit një sfidë në të ardhmen. Biznesi jo rastësisht sot është një nga aktivitetet ekonomike më të preferuara që kanë njerëzit. Për fitimin e shkathtësive të bëni biznes dhe përvetësimin sa më të mirë të njohurive nga sfera e biznesit, sot janë vë në veprim një numër i madh i institucioneve profesionale e shkencore duke filluar nga ato më të ultë e deri ato më të larta. Kujdes të posaçëm për zhvillimin e biznesit si disiplinë shkencore i jepet jo vetëm në edukimin dhe praktikumin e aftësive dhe shkathtësive gjeneratave të reja, por për te shkruhen studime tekste dhe libra të shumta me qëllim të inkurajimit të të rinjve që të involvohen në biznes. Libri që e keni në duart tuaja "Ekonomia dhe biznesit" vjen si rezultat i një pune teorike dhe praktike gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Në të vërtetë në vitet që lamë mbas, studentët mësonin herë lëndën "Hyrje në ekonomi" e herë "Hyrje në biznes". Më vonë u vërejt se kombinimi i të dy lëmive është më se e arsyeshme, andaj edhe Këshillit mësimor-shkencor i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë solli vendimin për mësimin e lëndës "Hyrje në ekonomi dhe biznes" në semestrin e parë të studimeve në këtë fakultet. Krahas mbajtjes të ligjëratave dhe ushtrimeve si dhe sigurimit të materialeve tjera ndihmëse e pashë të nevojshme të përgatis këtë libër "Ekonomia i biznesit" me qëllim të mbulimit të tërësishëm të plan programit mësimor dhe përvetësimit sa më të plotë të kësaj lëmie si dhe natyrës dhe trendit botëror të studimit në këtë sferë. |
Contents note: | Çka paraqet ekonomia; Konceptet bazike të ekonomiksit; Funksionimi i ekonomisë kombëtare; Kërkesa dhe oferta; Faktorët e përdorimit; Sistemet ekonomike dhe ciklet ekonomike; Makroekonomia dhe treguesit makroekonomik; Papunësia; Inflacioni; Kostoja e prodhimit; Konceptet bazike të biznesit; Biznesi i vogël dhe ndërmarrësia; Organizimi i biznesit dhe zgjerimi i tij; Ndërvarësia dhe dobia nga tregtia ndërkombëtare; |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18972 |