Abstract: | I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur. Perisë, një nënë dhe shtëpiake e pasur turke, gjatë rrugës për në një darkë në një vilë buzë detit në Stamboll, i grabitet çanta nga një lypës. Ndërsa lufton për t'ia rimarrë, nga çanta bie një fotografi e vjetër, ku duken tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Një relike nga e shkuara dhe një dashuri që Peria përpiqet me dëshpërim ta harrojë. Fotografia e kthen Perinë në Universitetin e Oksfordit, kur ishte nëntëmbëdhjetë vjeç dhe doli për herë të parë jashtë vendit. Te profesori i saj mahnitës dhe rebel, te seminari mbi Zotin që i ndryshoi jetën. Te shtëpia ku kishte banuar me dy shoqet e ngushta, Shirinën dhe Monën, te zënkat e tyre mbi identitetin, Islamin dhe feminizmin. Dhe, së fundi, te skandali që i ndau. Shirina, Peria dhe Mona ishin shoqet më të pamundura. Ato ishin mëkatarja, besimtarja dhe e pavendosura. |