Abstract: | "A na bën nje kolonë javore, si thua?", më pyeti i shkujdesur, duke kruar mjekrën e kuqe. Hm, tani, duke pasur parasysh kolonat e tjera dhe autorët e tyre, më dukej bezdi e madhe. Po une fillova, jo me një kolonë, por me një recension për Papa Hemingëay, të A. E. Hotchner-it. Pastaj, një ditë prej ditësh, mbas garave me kuaj, u ula dhe shkrova titullin, SHËNIME TË NJË PLAKU TË NDYRË, hapa një birrë dhe teksti u shkrua vetë. S'ishte ajo tendosje dhe ajo gdhendje e kujdesshme me një cope tehu të topitur, siç nevojitej për të shkruar diçka për The Atlantic Monthly. Po kështu, s'ishte nevoja thjesht për të bërë gazetari të dystë e të shkrehur (ëë, të gazetarizuar??). Dukej se s'kishte kurrfarë presioni. Vetëm të uleshe ndanë dritares, të pije një birrë dhe lëre të dale vetë. Ç'kishte për të ardhur, do të vinte... |