Title : | Liria e shprehjes në Kosovë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë |
Material Type: | printed text |
Authors: | Rron Zajmi, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor |
Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL |
Publication Date: | 2019 |
Pagination: | 73 p. |
Layout: | ill. |
Size: | 30 cm |
General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Abstract: | Abstrakti
Siç mund të kuptohet edhe nga tituli i punimit “Liria e shprehjes në Kosovë” ky hulumtim tenton të analizoj dhe jap shpjegime sa i përket nivelit të respektimit të drejtës së lirisë së shprehjes në Kosovë dhe mundësitë që kanë qytetarët për të shfrytëzuar këtë drejtë. Punimi fokusohet në punën e gazetarëve dhe mediave si një platformë kyçe që i shërben dhe kontribuon kësaj të drejte. Sa i përket metodologjisë së hulumtimit, janë përdorur disa metoda siç janë: metoda deskriptive – përshkrim deskpritiv i problematikës, teorive e nocioneve kryesore që lidhen me temën; metoda statistikore – paraqitje e të dhënave të ndryshme statistikore e empirike që vlerësojnë lirinë e shprehjes; metoda e analizës – analizë e thellë e raporteve, fakteve, kornizës ligjore dhe mendim autorial për secilën prej tyre, metoda e krahasimit – krahasim në mes të Kosovës dhe vendeve të rajonit e më gjërë në lidhje për problematikën; Gjetjet kryesore të hulumtimit janë se Kosova e gëzon një kornizë të përshtatshme lirgjore sa i përket lirisë së shprehjes dhe ushtrimit të profesionit të gazetarisë apo punës së medieve. Ajo çka është shqetësuese mbetet zbatimi dhe respektimi në praktikë i këtij legjislacioni. Puna e gjykatave dhe e institucioneve të drejtësisë e policisë mbetet jo shumë e kënaqshme kur është fjala për lirinë e shprehjes, megjithatë ka përmirësime gjatë viteve të fundit. Mediat dhe gazetarët mbeten shpeshherë cak i sulmeve të ndryshme nga persona fizik e juridik, duke mos përjashtuar edhe institucionet publike. Vlerësimet nga raporte të ndryshme ndërkombëtare radhisin Kosovën dhe rajonin në përgjithësi si vende gjysmë të lira dhe me nivel mesatar të respektimit të të drejtave të njeriut në përgjithësi, lirinë e shprehjes në veçanti. Konsideroj se punimi pas analizës së shumë raporteve dhe gjendjes aktuale ofron rekomandime të qarta për institucione të caktuara dhe shoqërinë në tërësi. Puna e sistemit të drejtësisë duhet të jetë më efikase në çështjet e të drejtave të njeriut. Duhet të promovohen sa më shumë të drejtat e njeriut dhe shoqëria të edukohet dhe vetëdijësohet në lidhje me rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe lidhjen e tyre me nivelin e demokracisë. Gazetarët dhe mediumet duhet të vazhdojnë punën e tyre investigative dhe kërkesat e vazhdueshme për respektım të punës së tyre. Të vazhdohet të promovohen rastet e suksesit të shpërfaqjes së keqpërdorimeve të ndryshme publike.
Duke qenë një problematike mjaft aktuale dhe e rëndësishme jo vetëm për Kosovë por edhe vendet në mbarë botën, secili punimi shtesë që trajton këtë fushë jep një kontribut të rëndësishëm. Si i tillë shpresoj se edhe ky hulumtim me tërësinë e saj do të ndihmoj të jap një perspektivë interesante të respketimit të kësaj të drejte në Kosovë dhe disa rekomandime të rëndësishme që mund ti ndjekin institucionet relevante për përmirësim të gjendjes aktuale. Shtesë, ky punim mund ti shërbej edhe në të ardhmen të gjithë atyre që dëshirojnë të merren me analizimin e të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes apo edhe punës së mediave e gazetarëve në Kosovë. |
Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_115906.pdf |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18707 |