Title : | E drejta penale : pjesa e përgjithshme |
Material Type: | printed text |
Authors: | Vlado Kambovski, Author ; Ismail Zejneli, Author ; Ismail Zejneli |
Publisher: | Tetovë : Universiteti i Evropës Juglindore - UEJL |
Publication Date: | 2018 |
Pagination: | 377 p. |
Size: | 24 cm |
ISBN (or other code): | 978-6-08-248022-0 |
General note: | Includes bibliographical references (p. 372-377) |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Descriptors: | Criminal law
|
Class number: | 343.2 |
Abstract: | Libri me titull "E drejta penale pjesa e përgjithshme", nga autorët, tani të dëshmuarë të fushës së drejtës penale, Prof. dr. Vlado Kambovski dhe Prof.dr.Ismail Zejneli, paraqet një befasi të këndshme për të gjithë të interesuarit për njohuri të mirëfillta nga sfera e të drejtës penale pjesa e përgjithshme dhe për ecuritë më të reja në shkencat që studiojnë çështjet më esenciale të së drejtës penale materiale. Autorët: Akademik Vlado Kambovski dhe Profesor Ismail Zejneli, në librin e tyre "E drejta penale, pjesa e përgjithshme", e kanë gjetë kohën më të përshtatshme për t'ua dhuruar studentëve dhe ekspertëve të kësaj fushe një punim të përkryer dhe shumë të dobishëm mbi njohuritë më të reja lidhur me institutet themelore të së drejtës penale pjesa e përgjithshme. Me kujdes dhe mjeshtri të përsosur ata kanë trajtuar dhe eksploruar kuptimet dhe nocionet themelore të instituteve kryesore të së drejtës penale bashkëkohore. Trajtimet dhe elaborimet e çështjeve esenciale të teorisë dhe praktikës shkencore juridiko penale janë bërë duke gërshetuar njohuritë dhe të arriturat më të reja në këtë fushë. Vlerë e veçantë e këtij libri paraqet përfshirja dhe analiza teorike-shkencore e ndryshimeve më të reja, në legjislacionin penal të viteve të fundit në Republikën Maqedonisë, lidhur me institutet bazike të së drejtës penale të përgjithshme në këtë vend. |
Contents note: | E drejta penale dhe kodi penal; Nocioni dhe funksionet e së drejtës penale; Parimet themelore të së drejtës penale; Burimet të së drejtës penale; Analogjia; Vepra penale dhe përgjegjësia penale e kryerësit; Nocioni i verpës penale; Veprimi; Përcaktueshmëria e veprës në ligj; Kundërligjshmëria; Faji; Fazat (stadet) e kryerjes së veprës penale me dashje; Pjesëmarrja e më shumë personave ne vepër penale; Bashkimi dhe vepra penale e vazhduar; Dënimi dhe pasojat tjera juridike të veprës penale; Sistemi i sanksioneve penalo – juridike; Dënimi; Sistemi i dënimeve; Matja e dënimit; Masat alternative; Masat e sigurisë; Konfiskimi i pasurisë dhe dobisë pasurore dhe marrja e sendeve; Pasojat juridke të dënimit, rehabilitimi dhe shlyerja e dëmit; Parashikimi, amnistia dhe fjala; Përgjegjësia penale e personave juridikë; Bazat dhe kufijtë e përgjegjësisë për persona juridikë; Dënimet dhe sankcionet tjera kundër personave juridikë; |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18642 |