Title : | Dënimi me kusht si masë alternative në praktikën e gjykatës themelore Strugë (2003-2013) : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Anita Dauti, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 104 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes Appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Nevoja për individualizimin e dënimit ka sjellur deri te paraqitja e dënimit me kusht, i cili si rezultat i kontributit të shkollës sociologjike është shndërruar në mjet të fuqishëm politiko-kriminal për luftën ndaj krimeve të lehta. Inkriminimi i tij si mjet i veçantë dhe specifik alternativ në të drejtën penale, arriti që të tejkalojë botëkuptimet metafizike për drejtësinë abstrakte të dënimit dhe e ka vendosur atë në funksion të dënimit. Dënimi i kryerësve të veprave më të lehta penale në liri (në kuadër të një komuniteti më të vogël) përmes mekanizmit të masave alternative të dënimit shpesh është zgjidhje e praktikuar e cila pranohet me të madhe, para së gjithash për shkak të efikasitetit në kuadër të realizimit të qëllimeve të dënimit, pa represion të nevqjshëm dhe etiketim si i burgosur. Në kushte të ndryshimeve evolutive në drejtim të perfeksionizimit dhe afirmimit të dënimit me kusht, ligjvënësi i maqedonisë nuk e ka humbur besimin në rolin e gjykatës, por përkundrazi në rrugën e zhvillimit të tij në aspektin legjislativ e drejton kah gjykata, në aspektin e aplikimit të drejtë dhe të plotë këtij dënimi. Prej këtu, interesi për hulumtim më të thelluar të dënimit me kusht si masë alternative në sistemin e sanksioneve penale, me theks të veçantë në pjesën praktike të Gjykatës themelore në Strugë, paraqet nevojën për marrjen e njohurive konkrete në aspekt të shqiptimit, mënyrën e realizimit të të njëjtit dhe suksesi në realizimin e parandalimit të veçantë të personave të gjykuar nëpërmjet implementimit të dënimit në rastet praktike, lëndë e analizës plotësuese. Konkretisht do të jetë e analizuar periudha kohore prej 10 vjetëve edhe atë nga nëntori 2003 deri në shtator 2013, por njëkohësisht do të jenë të përfshira edhe të dhënat statistikore nga publikimet vjetore të Entit shtetëror për statistikë për gjendjen e dënimeve të shqiptuara me kusht në nivel të Republikës së Maqedonisë. Ky hulumtim është i rëndësishëm sepse analiza e praktikës gjyqësore edhe në atë aspekt, politika gjyqësore dënuese është domethënëse që të vlerësohet efikasiteti i sanksioneve të ndryshme, veçanërisht masat alternative. Raporti në mes praktikës gjyqësore të dënimit de facto dhe lëvizja e krimit në territorin e Gjykatës themelore në Strugë, është i rëndësishëm për nxjerrjen e konkluzioneve për efikasitetin e masave alternative dhe paraqitjen se deri në cilën masë aplikohen të njëjtat, veçanërisht dënimi me kusht në formën e tij klasike dhe dënimi me kusht me mbikqyrje mbrojtëse. Duke pasur parasysh se dënimi me kusht paraqet risi në legjislacionin tonë penal, duke pasur parasysh se në botë masat alternative aplikohen si „gjenerata e katërt,, e sanksioneve penale, dhe njëkohësisht për shkak të faktit se në literaturën tonë shkencore, praktikisht | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18593 |
|