Abstract: | Libri që lexuesi ka në dorë është një pjesë e studimeve të shumta, nga autorët të ndryshëm, të përmbledhur apo të shkruara nga vetë autori, për Shqipërinë dhe Shqiptarët në shekuj,madje deri te Pellazgët. A. Masci shprehet: ''Ushtarët e Aleksandrit, Pirros dhe Skënderbeut ishin të të njejtit popull.'' ''Ndonëse natyrshëm kuvendarë, Shqiptarët megjithatë janë shumë besnikë dhe të matur ndaj një miku, ndaj një zotërie. Një autor tjetër, M.P., shprehet se edhe pas pushtimit nga Turqia, pjesa më e madhe e Shqipëtarëve qeveriset ende në mënyrë demokratike dhe aristokratike, një formë qeverisjeje, të cilën as Turqit vetë nuk munden ta konceptojnë. Lidhja e tij me vendlindjen e bën Shqiptarin që të kthehet në atdheun e tij për të kaluar aty ditët e fundit të jetës së tij. Shqipëtarët janë të gjithë luftëtarë dhe duke e trajtuar gjendjen në rënie të Perandorisë Otomane, me guxim mund të thuhet se nëse Shqipëtarët do udhëhiqeshin nga një Skënderbe tjetër, pra nëse do të kishin gjetur edhe një Skënderbe tjetër, ata do të ishin të aftë të pushtonin të gjithë Turqinë Europiane. |