Abstract: | Tashmë gjithçka po merr jetë. E pra në dorën ime në një botim edhe kjo përmbledhje e fabulave të mbledhura në Tetovë, Gostivar dhe në rrethina. Duket sikur ajo ëndrra ime e fshehtë, në arkivat e fshehta të nënvetëdijes ime, tashmë po bëhet realitet. në fakt as që e kisha menduar këtë. Dikur e dhënë dhe e apasionuar së tepërmi pas gjithçkaje që etiketohej të ishte popullore, kam mbledhur , nuk e teproj po të them si bleta nektarin, çdo gjë. Si këndon populli, në gëzime e në derte, në dasma e në vaje, si e shprehin bashkëatdhetarët tanë mençurinë në shprehjet sentencë e në fjalët e urta, si krijon ai kuize gazmore gjëegjëzat kam mbledhur përrallat e netëve të gjata të dimrit, apo gojëdhënat që banorët e këtyre anëve kanë thurur për ngjarje, figura e vende të ndryshme. Kam shënuar edhe një shumëllojshmëri fabulash ku veprojnë, mendojnë e flasin ashtu si ne qeniet njerëzore, kafshët. Si folkloriste mbledhja e krijimtarisë popullore ka qenë një ndër synimet e mia në jetë. |