Abstract: | Në botën bashkëkohore, kriminologjia dhe kërkimet kriminologjike paraqesin një komponentë dhe faktor të fuqishëm të studimit dhe të njohjes së shkaqeve të kriminalitetit dhe të luftimit të tij. Shtimi i hovshëm i kriminalitetit, përhapja e disa formave të rrezikshme të sjelljeve kriminale, si delikuenca e të miturve , kriminaliteti i organizuar, terrorizmi politik kriminal, narkomania, dukuritë e shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njeriut, të persekutimeve, të krimeve gjenocidale dhe të sprastimeve etnike në botën bashkëkohore, e veçmas në truallin tonë, e kanë aktualizuar edhe më tepër nevojën për thellimin e studimeve dhe njohurive të tilla kriminologjike. Teksti kriminologjia me penologji u dediktohet studentëve të fakultetit juridik dhe njëherit plotëson një nevojë të kahershme për literaturë të domosdoshme në gjuhën shqipe për studimin dhe përgaditjen e lëndës Kriminologjia me penologji. Kriminologjia me penologji, si disiplina shkencore, studiohen dhe mësohen gati në të gjitha univerzitetet e njohura botërore. Këto disiplina janë të lidhura ngushtë në mes veti, meqë janë komplementare dhe paraqesin një sistem të natyrshëm të kuptimeve dhe të njohurive mbi format, shkaqet, mënyrën e pengimit të kriminalitetit dhe risocializmit të personave të dënuar. |