Abstract: | Folklori i një kombi është ndërgjegje që lëviz në rrjedhën e kohës, reflekton dhe pasqyron artistikisht kohën, modelohet dhe qarkullon në kohë, ruan kohën, tanimë si histori, si realitet social, si shpirtëzim, si shenjë identitare, mirëfilli vetanake dhe e patjetërsueshme. Si pjesë përbërëse e kulturës së një populli në përgjithësi, edhe folklori shqiptar (apo i shqiptarëve) është krijuar, ka qarkulluar dhe, në ato vise ku gjallon ende, vazhdon të jetojë e të pasurohet mbi bazën e njësisë dhe mëvetësisë së përvojës jetësore e shpirtërore të po ayre mjediseve, ku edhe gjallon, praktikohet e vetëshprehet si dukuri antropologjike. |