Abstract: | Roli i intelektualit në sferën publike ka rënë dukshëm në këtë kohë të mediave sociale, të dominimit të kulturës pop, dhe zhvillimeve marramendëse në fusha të ndryshme të jetës si dhe globalizmit të kapitalizmit dhe tregut "të lirë". Globalizmi ndoshta është çështje kyçe për errësimin e rolit të intelektualit në sferën publike. Eklipsi e tij, pra, duket të jetë rrjedhë kryesisht e lirisë dhe financializmit, apo komodifikimit të vlerës intelektuale në komunitet. Si çdo gjë tjetër, vlera e intelektualit matet përmes kritereve ekonomike, sidomos kërkesës për konsum. Pasi që në treg shiten dhe blihen produkte materiale, vlera e produkteve jomateriale, si ato intelektuale dhe shpirtërore, ulet në mënyrë drastike, dhe vetëm ata që e zotërojnë mirë gjuhën dhe teknikën e pazarit arrijnë t`i shesin produktet e tyre jomateriale.
|