Title : | Dënimi me gjobë si dënim kryesor në territorin e gjykatës themelore të Tetovës nga viti 2007-2012 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Nusret Asani, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 67 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Dënimi me gjobë, si dënim pasuror dhe si dënim më i vjeter se të gjitha dënimet tjera, është dënimi i cili bashkë me dënimin me burg shqiptohet më së shumti në Gjykatën Themelore të Tetovës. Duke e ditur se ky lloj dënimi shqiptohet më së shumti për veprat penale të rrezikshmërisë më të ulet, pra për veprat penale për të cilat më së shumti parashihet dënim me burg deri në tre vjet, në këtë punim jam fokusuar te veprat penale kundër sigurisë në komunikacion dhe veprave penale kundër pasurisë. Si qëllim i këtij punimi është që të vë në dukje anët pozitive dhe negative të këtij dënimi, që të infromoj qytetarët për numrin dhe lartësinë e këtij dënimi, për shqiptimin dhe ekzekutimin e këtij dënimi nga ana e gjykatës, për mënyren e matjes së këtij dënimi, për format dhe mënyrat se si kryhet ky dënim, për shkaqet që paraqiten kur kryhen vepra penale për të cilat parashihet dënimi me gjobë dhe për masat që ndërmarin institucionet shtetërore për parandalimin e veprave penale kur shqiptohet dënimi me gjobë. Punimi trajton çështje që janë në interes shoqërorë dhe shkencorë. Punimi përbëhet nga hyrja, përmbajtja, përfundimi, bibliografia dhe pesë kapituj te të cilët sqarohet dënimi me gjobë duke dhënë definicione nga kode dhe ligje të ndryshme, duke bërë krahasime me sisteme të ndryshme, duke paraqitur faktorët të cilët ndikojnë për kryerjen e veprave për të cilat parashihet ky lloj denimi. Dënimi me gjobë është dënim që shqiptohet kudo në botë dhe për çdo shtet ekzistojnë statistika të ndryshme. Ndërsa për territorin e Gjykatës Themelore kam hulumtuar në regjistrat penal të Gjykates Themelore të Tetovës që këtë punim ta bëj më të plotë, gjithashtu kam nxjerë edhe raste nga gjykata për të spjeguar në mënyrë të detajuar si duket një vendim gjyqësor. Në këtë punim kam spjeguar edhe dënimin me gjobë për personat fizik edhe për personat juridik, për matjen e dënimit ndaj tyre, për shqiptimin dhe ekzekutimin dhe për lirimin e tyre nga dënimi. Ky dënim është dënim që është shqiptuar gjithmonë dhe do të shqiptohet edhe në të ardhmen. Edhe pse është si dënim për vepra penale me rrezikshmëri më të vogël, shpresoj që ky numër nga viti në vit në territorin e Gjykatës Themelore te Tetovës të jetë sa më i vogel, duke shpresuar se institucionet shtetërore, shoqëritë civile të meren më shumë me programe dhe me aktivitete të ndryshme për të reduktuar sadopak numrin e kryerësve të veprave penale për të cilat parashihet ky dënim, posaçërisht për personat e moshës së re të cilët mashtrohen më lehtë për të kryer vepra penale. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_113416.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18486 |
|