Abstract: | Hyrje
Objekt studimi në këtë punim ështe vepra penale e dhunimit si veper ne kuader te veprave penale kundër lirisë dhe moralit gjinor në Republikën e Maqedonisë gjatë periudhës 2012–2017. Hulumtimi i punimit te masterit lidhur me vepren penale të dhunimit ështe i kufizura sikurse në aspektin e territorit poashtu edhe në aspekt të kohes, së studimit pra për periudhën pesë vjeçare. Dhuna seksuale, dhuna mbi përkatësinë gjinore dhe dhuna ndaj femrave janë termine, të cilat gjatë përdorimit, shpesh tregojnë të njëjtën çështje. Të gjitha këto shprehje i takojnë shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, duke i shtuar jetë roleve të stereotipeve, të bazuara në gjininë e individit dhe, në këtë mënyrë, individët i zhveshin nga dinjiteti njerëzor dhe vetëvendosja, duke penguar kështu zhvillimin njerëzor në përgjithësi. Në ligje janë përfshirë konceptet bashkëkohore lidhur me të drejtën e njeriut që të vendosi lirisht për jetën e tij seksuale, respektivisht për dinjitetin dhe integritetin seksual. Shkenca juridiko-penale gjithnjë e më shumë është fokusuar tek politika penale specifike për evidentim, parandalim, rehabilitim dhe ndëshkim të viktimizimit seksual. Ky lloj krimi karakterizohet nga element social dhe psikologjik. Qëllimi i trajtimit të vepres penale te dhunimit, si një akt i rende per jeten e viktimes, nuk eshte i trajtuar sa duhet, dhe besoj se ky punimi do te jep nje kontribut te vogel ne shkence. Veçanërisht do të hulumtojmë moshën e kryerësve të veprës penale të dhunimit, pregatitjen shkollore, rrethin ku jetojnë, profesionin e tyre, gjendjen e tyre materiale, etj. Poashtu do të hulumtohet mosha e viktimave të veprës penale të dhunimit, gjinia e viktimave, statusi social, përkatësia kombëtare, raportet e viktimave me kryerësin etj. Gjatë vështrimit dhe analizimi të lëndëve penale të krimeve seksuale, do te analizohet politika ndëshkuese e gjykatës themelore për veprën penale të dhunimit gjatë viteve të studimit-2012-2017.
Me qenëse kjo vepër penale kryhet vetëm me dashje, kryerëss të veprave penale të dhunimit jane personat e përgjëgjshëm penalisht të cilët në momentin e kryerjes së veprës penale kanë qenë të vetëdishëm për veprimin që e kryejnë dhe kanë kuptuar rëndësinë e veprës penale, si dhe kanë pasur aftësi për të udhëhequr me veprimet e tyre. Poashtu do të hulumtohen edhe rastet kur si kryerës të vepres penale të dhunimit paraqiten personat me devijime asociale sic janë; homoseksualizmi, pedofilia, incesti, sadizmi seksual etj. |